Ndryshe Universiteti i Gjakovës, Fehmi Agani në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2015-2016, do të regjistrojë 560 studentë të rregullt për Fakulltetin Filologjik, të edukimit dhe atë të mjekësisë. Si shtesë e këtij numri, Universiteti do të regjistrojë edhe 70 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe 35 studentë nga komunitetet jo-shumicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe kroat.
Kështu në vitin e parë të studimeve themelore- baqelor në Universitetin e Gjakovës Fehmi Agani do të regjistrohen në Fakultetin Filologjik, në programin Gjuhë Shqipe 95 studentë e po aq edhe në Letërsi Shqipe . Në programi Gjuhë dhe Letërsi Angleze do të regjistrohen 115 student. Fakulttei i Mjekësisë do të pranoi 85 studentë në programin Infermieri dhe poaq në programin për Mami . Ndërkaq në Fakultetin e Edukimit do të pranohen 230 student gjysma për programin fillor dhe gjysma tjetër për studime në programin parashkollor.
Afati i regjistrimit është deri më 18 korrik të këtij viti