Me këtë rast redaksia e revsites Gjakovapress përcjellë urimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet e ibadetet tona. Me fat festa e Kurban –Bajramit!”
Ndryshe, Partia e Drejtësisë Dega në Gjakovë, të premten për nder të festës së Kurban Bajramit, organizoi aktivitetin humanitar tradicional të shpërndarjes së pakove ushqimore për familjet me nevoja të veçanta.
Ky është viti i pestë radhazi që përmes këtij aktiviteti synohet që familjeve me nevoja te veçanta t’ju sigurohen ushqimet themelore, duke dashur që sado pak të kontribohet në pasurimin e sofrave të tyre në ditët festive, njëherit të përcjellim mesazhin e kësaj feste. Këtë vit kanë përfituar 80 familje në nevojë nga komuna e Gjakovës.
“Duke falënderuar të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij aktivitetiti humanitar, urojm që të gjitha kremtimet fetare dhe kombëtare të jenë shpalosje e vlerave të larta shpirtërore ndërmjet të gjithë neve, si dhe një rast që tek të gjithë të mbretërojë respekti dhe dashuria, sakrifica për të mirën dhe të drejtën, solidariteti, mirësia dhe begatia” thuhet në njoftimin e PD në Gjakovë.