Në këtë Kampionat që zhvillohet nga data 29 qershor deri më 5 korrik të këtij viti marrin pjesë 18 shtete evropiane përfshirë edhe Kosovën. Përzgjedhësi Alfred Llazari dhe trajnerër Benon Brahushi, Mimoza Xhemaili dhe Lulzim Nagavci, po ushtrojnë intensivisht nga dy herë në ditë me 15 vashat e përzgjedhura për këtë kampionat, kurse në nderkohë pritet edhe bashkangjitja edhe e dy lojtareve që aktivitetin e zhvillojnë jashta Kosovës, Luana Bislimi në Zvicer dhe Valeriana Nepola në Norvegji, kurse lojtarja e tretë nga jashtë, Doruntina Mehmeti veç ju ka bashkangjitë shoqeve të tjera.
Përfaqësuesja e Kosovës për Geteborg udhëton me datën 29 qershor nga aeroporti i Prishtinës, dhe është hera e parë që një Perfaqesuese e Kosovës në ndonjë sport kolektiv paraqitet në një Kampionat evropian zyrtarisht dhe me të gjtiha simbolet shtetërore.