Pas ndryshimeve në radhët e Vëllaznimit, qoftë me shtabin e ri teknik apo edhe me përforcimet tjera, të dielën në Fushë Kosovë u zhvillua ndeshja e parë e stinorit pranveror në garat për Kupën Futbollistike të Kosovës, që përfundoi me rezultat 6 :5, pas ekzekutimit të penaltive. Në kohën e rregullt ajo kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2 me 2, gjë që kishte ngelur edhe pas dy vazhdimeve nga 15 minuta.
Të parët në avantazh në minutën e 15’erdhën vendasit nga një gjuajtje e lirë mbi 30metra. Barazoi Buqaj në minutën e 55’ nga penaltia në 1 me 1, Vendasit përsëri erdhën në avantazh në minutën 70’ në mënyrë që në minutën 87’ Rogova te barazoi 2 me 2. Edhepse në vazhdime “Kuq e zinjtë” u treguan më të organizuar, nuk arritën të shënojnë. Në ekzekutimin e penaltive vendasit u treguan më të shkathtë, ndërsa për Vëllaznimin shënuan Duraku, Kasapi dhe Kryeziu ,kurse portën e huqen Rogova dhe Nikoliqi.
Përbërja e Vëllaznimit: Altik Muhagjiri, Yll Myrta, Valon Kasapi, Roland Duraku, Robert Gjeraj, Luigj Buqaj(Ermir Nikoliqi), Agron Skeraj(Leondrit Maraj), Dardan Rogova, Mevlan Zeka, Ylber Myrta (Albutrint Morina), Ramadan Kryeziu.