Presidenti i klubit Vëllaznimi Shkelzen Gashi i cili jeton e punon në Gjermani, përmes telefonit ka përgëzuar futbollistët, shtabin teknik dhe tifozerinë për këtë fitore dhe realizim të synimit.
“Në fillim të kampionatit ju pata premtuar se do të kthehemi në superligë. Kemi kaluar nëpër sfida të shumta por suksesi ka arritur. Skuadra ka treguar lojëra cilësore, kemi qenë ekipi më i disiplinuar dhe gjitha këto na bëjnë të krenohemi” ka thënë Gashi.
Ai i vetëdijshëm se tash skuadrën e pret një rrugëtim tjetër akoma më i vështirë në elitën e futbollit kosovarë, ka përgatitur një plan ambicioz të cilin për dy javë do ta bëjë të ditur.