Janë hedhur lopatat e para me beton në themelet e objektit të stadiumit të ri të futbollit që do të ofrojë standarde të larta për futbollistë dhe futballdashes. U panë shumë veteran të futbollit të cilët u shprehen shumë të lumtur që pas një kohe të gjatë edhe Gjakova do ta ketë një stadium.
“Kjo është një ngjarje e rëndësishme për futbollin gjakovar dhe kosovar. Infrastruktura e deritashme e stadiumit ka qenë për shumë dekada e pandryshuar.
Një stadium i ri, paraqet një ngjarje historike për ne që e kemi kaluar në lojëra e stërvitje pothuajse krejt jetën në këtë fushë e më tepër për brezat e ri që një pjesë të karrierës do ta kalojnë këtu, ” ka thënë Genc Hoxha, ish futbollist I Vëllaznimi dhe tash trajner I kombëtares së Kosovës në futboll. Hoxha ka shtuar se të gëzuar janë tifozeria gjakovare që, kur të ndërtohet stadium, do të ketë kushte shumë më të mira.
Në solemnitetin e sotëm, ku ishin futbollist veteran, futbollistë të rinjë e tifoz të klubeve gjakovare të futbollit, ishte e pranishme Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës, Rinisë dhe sporteve të Kosovës. Dumoshi tha se Gjakova e ka merituar një stadium të tillë, falë traditës së madhe që ka për futbollin.
“Gjakova si qyteti por edhe njerëzit e saj si sportdashës të pasionuar e meritojnë një objekt të tillë, prandaj jam tejet e lumtur që një gjë e tillë po mundësohet më në fund”, theksoi Dumoshi të cilës iu dhurua në fanel e Vëllaznimit.