Doli I printe Ansamblit me 36 artistë që ishin bërë pjesë e këtij koncerti madhështor.Filarmonia nderoi Tiranën kur gjatë një interpretimi vendosën plisat në kokë dhe interpretuan “Danubi blu”.
Për këtë koncert kishte mbizotëruar një intersim shumë I madh. Biletat e këtij koncerti ishin shitur që në fillim të dhjetorit, pavarësisht çmimeve të larta të biletave hyrëse.
Shkelzen Doli I lindur në Elbasan dhe rritur në Gjakovë, viziton herë pas here Tiranën dhe Prishtinën.Vite më parë një koncert me Asamblin e Vjenës e kishte shfaqur edhe para publikut gjakovar, ndërsa një vit më parë në datën 2 janar, ai performoi në sheshin e kryeqytetit të Kosovës, ndërsa këtë vit për të vijuar traditën kishte zgjedhur Tiranën, të cilën e vizitoi edhe më herët më 4 qershor të vitit që lamë pas, kur interpretoi muzikë popullore me violinën e tij dhe tashmë të njohuren “Albanian Soul”.
Koncerti i Dolit erdhi në kryeqytetin shqiptar, si një kartolinë urimi për festa.