Gjakovarët, të dielen nga ballkonet , do të kenë mundësi të kalojnë çaste muzikore, duke dëgjuar përformancën e këngëtarit Shkelzen Jetishi Xeni dhe grupit të tij me orkestren e Vëllaznim Buxhovit. Në njohtimin e komunes thuhet se , krahas masave për parandalimin e pandemisë, po mundohemi të sjellim tek qytetetarët edhe aktivitete të cilat sadopak ju ndihmojnë për t’u larguar nga monotonia e izolimit.
“Nesër, këngëtari i dashur për të gjithë ne, Shkëlzen Jetishi – Xeni bashkë me grupin e tij, do të mbajnë një performancë artistike në disa lagje te qytetit. Performanca fillon nga ora 13:30, në rrugën “Bardhyl Çaushi”, për të vazhduar përmes rrugës “Nënë Tereza”, pastaj tek rruga “Anton Çetta” dhe në fund tek Sheshi në Bllokun e Ri afër rrugës “Bujar Roka”, thuhet në ftesen e komunës për qytetarët e Gjakovës, që ta përjetojnë këtë ngjarje kulturore në rrethana ndryshe, në distancë, nga ballkonet dhe shtëpitë e veta.