Gjatë 24 orëve të shkuara territorin e komunës së Gjakovës e ka përfshirë një mot me reshje shiu pas të cilit sot kanë rënë dukshëm temperaturat e ajrit. Mëngjesi i sotëm në Gjakovë ka zbardhur me mjegull dhe me temperatura nën 10 gradë celciuz, që paraqet një ndryshim të madh krahasuar me mëngjeset e mëparshme duke paralajmëruar kështu ardhjen e shpejtë të stinës së vjeshtës.
Prodhuesit e perimeve drojnë se kushtet e këtilla klimatike me vesën dhe mjegullën e fundit të kenë rrezikuar prodhimtarinë perimtare e cila është në fazën përfundimtare.
Në komunën e Gjakovës këtë vit janë mbjellur rreth 4 mijë e 500 hektarë me misër, një mijë hektarë me perime të të gjitha llojeve ku dominojnë, specat, domatet, qepët e perime tjera si dhe rreth 150 hektarë me pemë, kryesisht mollë, kumbulla dhe rrush.(