Gjakovapress

Zyrtarët policor thonë se siguria në Gjakovë është stabile

keshilli er siguriDrejtoria Rajonale e Policisë Kufitare në rajonin e Perëndimit me qender ë Gjakovë,  ka nën kontroll 276 kilometra katrorë, dhe se gjatë vitit 2014 kanë qenë të raportuara 502 raste, si kalimi ilegal i kufirit, armëmbajtje pa leje, trafikimi të substancave narkotike, etj. Ndërkohë, gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti zona e përgjegjësisë është stabile, përfshirë edhe mosshfaqjen e dukurisë në këtë rajon të migrimit ilegal, si në pikat tjera kufitare me Serbinë, ka thënë nënkolonel Faton Alija, drejtor gjatë takimit të Këshilit Komunal për Siguri në Bashkësi që është mbajtur nën kryesimin e Ramadan Hoit , nënkryetar i komunes.

Nënkolonel Ahmet Hasi, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka folur për riorganizimin e Policisë së Kosovës me rastin e formimit të kësaj drejtorie nga fillimi i këtij viti, ku Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë është funksionale për zonën e përgjegjësisë së saj ku janë të përfshira edhe komunat e Rahovecit dhe të Malishevës. Për këtë arritje, nënkolonel Ahmet Hasi ka falënderuar posaçërisht kryetaren Mimoza Kusari Lila për angazhimin dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme. Në prezantimin e tij, nënkolonel Ahmet Hasi ka bërë të ditur se ky rajon ka specifikat e veta, duke filluar nga madhësia që është 1109 kilometra katrorë, me 165 fshatra deh tri qytete, me rreth 205.377 banorë. Sipas listës së personelit, ky rajon do të ketë gjithsejtë 587 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nga këta 81 si staf civil.

Toger Bekim Prenqi, shef i hetimeve në Stacionin Policor në Gjakovë, ka vlerësuar se situata është mjaft e qetë, dhe se ka më pak raste të raportuara dhe më shumë vepra të zbuluara. Dukuri negative në vazhdimësi, toger Bekim Prenqi i ka përmendur rastet e vjedhjeve dhe të vjedhjeve të rënda, si dhe e prishjes së rendit dhe të qetësisë publike, ku ka patur tri raste në rrugën “Mbretëresha Teuta” pranë Kishës Ortodokse..

 

 

 

 

Exit mobile version