Saturday, March 29, 2025
Gjakova Presss

Megjithatë kjo borë po na sjellë  foto artistike

Bora e madhe që ka përfshirë territorin e komunës së Gjakovës dhe që ka sfiduar shoferë e këmbësorë, që ka krijuar tensione e debate mes qytetarëve dhe subjekteve politike,  për suksese e  dështime, pos telasheve jashtëzakonisht të mëdha, ka qenë edhe mundësi për fotografët për të zgjedhur anën e mirë të borës.

Dimrin e donë posaçërisht fëmijët. Ata shihen të gëzuar rrugëve, por të moshuarit “kurrë” nuk e kanë dashur dimrin e ftohtë, sidomos sikur ky i ditëve të fundit me temperatura deri në minus 12 gradë celciuz! As të varfrit e as ata që në gjysmë të dimrit  mbesin pa dru!

Megjithatë, gjithandej në rrjetet sociale krahas fotografive që flasin për disa rrugët plot borë e akull dhe bashkëqytetarët “fiskullturnik” që rrëshqasin dhe rrezikojnë shumë herë shëndetin, janë edhe fotografi artistike. Për sonte zgjodhëm një foto nga një pjesë e qendrës së qytetit  shkrepur nga Ermal Vehapi. Kjo fotografi na kujton ato kartolinat me  panoramat festive, kur i dërgonim një miku urimet dhe përshëndetjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *