Aktualisht në Gjakovë 2.111 raste me Covid 19
Një ditë para kalimit në Vitin e Ri, në komunën e Gjakovës janë regjistruar 17 raste të reja me Covid 19 që krahasuar me një ditë më parë ky numër sot është më I lartë për 15 raste. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur ne 2 mijë e 111 raste . Gjatë 24 orëve të shkuara ka pasur vetëm një rast i shërimit. Gjithsejtë të shëruar nga virusi korona në komunën e Gjakovës janë 1 mijë e 815. Nuk ka pasur as raste të vdekjeve. Numri i personave që nuk i kanë mbijetuar virusit korona ka arritur në 95. Numri aktiv i personave me Covid 19 nga komuna e Gjakovës është 201.