PCR testet edhe në Institutin e Shëndetit Publik në Gjakovë
Pas testeve serologjike, në institucionet shëndetësore publike të Gjakovës kanë filluar të bëhen edhe testet e PCR. Fillimisht është faza e parë e aftësimit të personelit. Dr. Shkelzen Kurtaj, udhëheqës i Institutit të Shëndetit Publik në Gjakovë, i ka thënë Radio Gjakovës se aparatura për PCR në Gjakovë, nga java e kaluar është e kompletuar. Këtë javë është duke u zhvilluar nje numër i caktuar i mostave dhe të njejtat edhe në Institurin Kombëtarë të SHëndetit Publik të Kosovës, me qëllim që stafi të aftësohet edhe më shumë për punë të pavarur në Gjakovë.