Monday, September 2, 2024
Kulturë

Një koncert i veçantë për Festën e Flamurit në shkollën e muzikës në Gjakovë

Veprimtaritë kulturore e sportive dhe stolisja e qytetit me flamuj i kanë dhënë  petkun festiv Gjakovës në Festën e Flamurit, 28 Nëntorin. Në historinë e kombit shqiptar kudo që jeton nëpër botë, 28 Nëntori mbetet festa që më së shumti bën bashkimin shpirtëror të kombit tonë të lashtë.

Me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në skenën e Shkollës së  muzikës Prenk Jakova, oborri i së cilës ishte mbushur me shumë flamuj kombëtarë,  të premten në mbrëmje u shfaq koncert festiv që nisi me interpretimin e shkëlqyer të himnit kombëtarë, interpretuar nga Kori shkollës nën dirigjimin e Kastriot Sadës. Nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, instrumentist e anëtarë të korit interpretuan vepra të kompozitorëve shqiptarë si: “ Dua më shumë Shqipërinë” me dirigjim të Klodina Kryeziu-Hana, pastaj  “Një lahutë e një flamur të Zef Çobes, “Unë biri yt Kosovë” e Feim Ibrahimit, “Agimet shqiptare “ të Avni Mules e vepra të tjera të cilat u shoqëruan me duartrokitje nga publiku që kishte mbushur sallën. Një numër i madh i tyre koncertin e përcolli në këmbë për shkak të interesimit të madh. Artdashësit me duartrokitje të gjata e kanë përcjellë “Vallen e bilbilit”, shoqëruar në violinë nga Eri Rraci dhe në piano Arben Rraci.

 Mysafire e koncertit të sontëm ishte këngëtarja e shquar Nezafete Shala e cila me tri këngë perla të muzikës shqipe dhe me zërin e sajë të kristaltë, ngazëlleu publikun.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *