Sunday, March 30, 2025
Gjakova Presss

Në numrin më të ri Gjakovapress: Gongje Çaushi, soliste, mes 10 grave të suksesshme të Gjakovës

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare te Gruas-8 Marsit,  Komuna e Gjakovës ka nderuar  me mirënjohje 10 gra te suksesshme. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast organizuar nga Kuvendi i Komunës me mirënjohje janë nderuar: Sutkije Polloshka, Melihate Caka-Vula, Gonxhe Qaushi, Florije Soba, Ifeta Jakupi pastaj Nesrete Vula, Myrvete Dula, Safete Rugova, Lirie Puka-Dobruna dhe Fakete Gojani.

Gongje  Çaushi – Këngëtare 

Është ndër të parat vajza gjakovare që u përfshi në  jetën muzikore artistike. Ndër të parat soliste në Shoqërinë Muzikore Hajdar Dushi. Tash 74 vjeçe, Gongja ka qenë aktive në shkollën  fillore e pastaj edhe të mesme. Në kohën e  kur nuk flitej mirë për vajzat që merreshin me muzikë, për shkak të mendimeve  prapanike, ka pasur mbështetjen e madhe të familjes, posaçërisht nga babai dhe vëllai, veprimtari i shquar Bardhyl Çaushi. Sa ishte nxënëse ka marrë pjesë në koncerte që organizoheshin në shkollë, “Klasa më e gëzueshme” apo edhe në stadiumin e qytetit në programet e përvitshme të shkollave të qytetit. Zëri i Gongjes ishte jashtëzakonisht i pëlqyer nga adhuruesit e muzikës. Repertori i saj dominonte këngët e të madhes Fitnete Rexha .

Në brezin e Gongjes që ishin aktive në jetën muzikore të Gjakovës, ishin edhe Borbardha Gjini, Besa Arllati, Sadete Kupa me zë jashtëzakonisht të mirë, Mandushe Abazaga, Ferdeze Këpuska e tjera.

Tash Gongje Çaushi  jeton në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *