Në korrik kanë lindur 66 djem dhe 63 vajza
Në Spitalin e përgjithshëm Isa Grezda në Gjakovë brenda muajit Korrik 2024 kanë lindur 129 foshnja. Edhe këtë muaj kanë lindur 3 djem më shumë se sa vajza, ndërsa 39 lindje janë kryer me prerje cezariane.
Ndryshe në repartin e lindjeve të Spitalit Isa Grezda brenda gjashtë muajve të këtij viti kanë lindur 795 foshnja, prej tyre 394 djem dhe 365 vajza. Redaksia e Gjakovapress uron shëndet e lumturi për vogëlushët që e rrisin qytetin e dashur dhe sjellin gjithmonë gëzim për familjet.