Saturday, March 29, 2025
Kulturë

Parku Ali Podrimja, një javë plot aktivitete

Sheshi kulturor Ali Podrimja tashmë është shndërruar në një hapësirë atraktive argëtimi e takimi, ku një pjesë e madhe e bashkëqytetarëve e në veçanti e të rinjve kalojnë mbrëmjet verore në shoqëri me veprimtari të shumta kulturore. Muzikë, takime poetike e filma e karakterizojnë këtë hapësirë skaj shtratit të lumit Krena. Në këtë kontekst edhe  gjatë gjithë kësaj jave do të ketë shumë veprimtari. Kështu sonte(12 Gusht) do të zhvilloi aktivitete me rastin e Ditës ndërkombëtare të rinisë, me  muzike e pikturë.

Nesër,( 13 Gusht)  ndërkaq shfaqet një film Hollywodian që titullohet “Shutter Island”. Diten e enjte do të shfaqet  premiera e dokumentarit “ Go Go Kosovo”, që flet për pjesëmarrjen në lojërat olimpike deri tek medalja e artë e Majlinda Kelmendi.

Kjo javë, në parkun kulturor Ali Podrimja mbyllet të shtunën me koncertin e bendit muzikor nga Shkupi, “Blla Blla Blla”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *