Wednesday, April 23, 2025
Sporti

KH Vëllaznimi këthehet aty ku e ka vendin, në superligë

Pas një viti të garave në Ligën e parë, hendbolistët e Vëllaznimit janë rikthyer në superligë. Kupa e kampionit u ngrit të dielën në mbrëmje në praninë e drejtuesve të Federatës së Hendbolit të Kosovës. Në fakt në Pallatin e Sporteve Shani Nushi u zhvillua ndeshja e fundit e këtij kampionati me KH Drenica që u nderpre në  minute 39.40 për shkak të tërheqjes se henbolistëve mysafir në shenjë të “pakënaqësisë” me referimin kur rezultati në seamafor ishte 28:22 në favor të gjakovarëve. Ndryshe mysafiret erdhen në Gjakovë duke qenë nikoqir të takimit, për të nderuar skuadren Kuq e Zi në promovimin e saj për eliten e hendbollit kosovar, pasi që Vëllaznimi tashmë e kishte siguruar poziten e parë.

Pas 69 vitesh të ekzistimit Vëllaznimi vitin e kaluar kishte rënë nga superliga, që ishte befasi e madhe, ndersa tash bëhet gati që me një organizim të ri, donator të rinjë,  për të cilët është në pritje, të vazhdoj garat në superligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *