Në Gjakovë 40.7 gradë!
Edhe sot vapa nuk ka të ndalur e nuk pushojnë as apelet për kujdes të shtuar në rrethanat e motit përvëlues. Gjakova ishte ndër komunat ku janë regjistruar temperaturat më të larta gjatë ditës së djeshme e ngjashëm pritet të jetë edhe sot. Sipas matjeve nga Rrjeti Shtetërorë i Stacioneve Meteorologjike, dje në Kosovë janë shënuar vlera tejet të larta të temperaturave. Sipas hartës së shpërndarë nga rrjeti i stacioneve meteorologjike, në Gjakovë temperatura e regjistruar ka qenë 40.7 gradë. Rekord i temperaturës prej 42.5 gradë, është regjistruar në orën 15 në Klinë. Sipas parashikimeve të meteorologëve edhe sot do ta kemi një ditë me vapë të madhe , ndërsa nga neser, e diele, na pret mot pak më i freskët se sot, për nja 7 apo 8 gradë celciuz.