Wednesday, April 2, 2025
AktualeKulturë

‘Prenk Jakova’, Turne koncertesh nëpër Kosovë

Ftesë shkolla e muzikesShkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, në kuadër të kalendarit vjetor të punës  dhe në mbështetje të Drejtorisë së Arsimit dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport organizon: “Turne Koncertesh” në qytete të ndryshme të Kosovës. Talentet gjakovarë këtë turne e  fillojmë në  Gjakovë në skenën e shkollës të martën  pastaj,  në Pejë do të prezantohen  me datë 23.04.2014 , në Prizren me datë 25.04.2014 dhe  në Prishtinë më 26 prill.

Adhuuesit e muzikës në këto qytete do të kenë rastin të dëgjojnë orkestrën e shkollës në interpretim të veprave të njohura nga kompozitorët:Francois Couperin, Antonio Vivaldi, Ëolfgang Amadeus Mozart, Bela Bartok, Antonin Dvorzhak, Constantin Dimitrescu.

Solistët do të jenë: Artida Bakija, Kaltrina Berisha, Arian Zherka,Rron Bakalli, Dalvin Mamusha, Endrit Xërxa.  Të gjitha koncertet fillojnë në ora 19:30.