Mbështetje projektit “Masat efikase të energjisë në ndërtesat publike”
Këshilltarët komunal miratuan ne mbledhjen e dyte për këtë vit përfundimin në parim të propozimit të bankës Gjermane për Zhvillim KfË që Kuvendi Komunës së Gjakovës të shqyrton kushtet e pakos së financimit të projektit “Masat efikase të energjisë në ndërtesat publike”. Fondet totale në dispozicion për realizimin e projekteve në komunat e Kosovës janë 5 milion euro, prej të cilave 2.5 milion euro do të ofrohen si fonde grande, ndërsa 2.5 milion do të ofrohen si fonde të kredisë. Kohëzgjatja e kredisë do të jetë 15 vite,prej të cilave në 5 vitet e para do të jetë e detyrueshme vetëm kamata, ndërsa norma indikative e interesit do të jetë 4 % në vit.