Çmimin kryesor për vepër më të mirë të botuar mes dy mitingjeve iu nda Halil haxhosaj për veprën: Ekspozitë në stinën e re dhe Sejdi Berishes për veprën “Gjethet e hirta të zemërimit”. Shtëpia botuese Fan Noli ndau çmimin për vepër jetësore për poetin Hasan Hasani. Cmimi për poezinë më të mirë të lexuar në mbrëmjen qendrore që e ndan Klubi Letrar Gjon Nikollë Kazazi i takoi poetit nga Shqipëria Iljaz Bobaj, pëtr poezinë “Kali egër” Ndërkaq çmimin Yllka Domi për poeteshën debitante e mori:Bleta Qehaja nga Gjakova.
Organizatori ndau mirënjohje edhe për të gjithë kryetarët e klubit letrar Gjon Nikollë Kazazi për 50 vitet e rrugëtimit të Mitingut: Din mehmeti, Bujar Rexha, Ali Musa, Mehmet Bobi, Nexhmedin Soba, Ali Thaqi, Kadrush Radogoshi, Halil Haxhosaj, Agim Byci, Qemjal Juniku , Engjell Berisha dhe Muharrem kurti.
Në ditën qendrore, të edicionit jubilar të manifestimit më prestigjioz të fjalës së shkruar në trevat shqiptare, Mitingu Tradicional Ndërkombëtar i Poezisë, u mbajt tribuna tradicionale e mitingut ku u debatua në temën “Kritika aktuale në letërsinë shqipe”. Me fjalë rasti u prezantuan kritikët letrar: Ilir Yzeiri nga Tirana dhe Agim Vinca nga Prishtina.