Ditët e shqiptarit nga 18 korriku deri më 10 gusht në Gjakovë-Programi i Festivalit
Nga 18 korriku deri më 10 gusht në Gjakovë do të mbahet Festivali Ditët e shqiptarit. Fondacioni për Gjakovën që është organizator i kësaj ngjarje kulturore premton se këtë verë, kultura shqiptare do të festohet më së miri në Gjakovë .
Ditët e Shqiptarit rikthehen fuqishëm për edicionin e dytë me 22 koncerte — muzikë me artistë t’përzgjedhun, aktivitete sportive, panele, gatime shqiptare e atmosferë të gjallë, që të bënë me shiju verën më ndryshe se kurrë. Të gjitha koncertet dhe aktivitetet e festivalit janë falas, pa rezervime dhe të hapura për të gjithë.