Kryetari klubit Shkëlzen Gashi shprehet i lumtur që investimet e deritashme dhe përforcimet gradualisht po japin efektet e para. ‘Skuadra po kompletohet dhe ne jemi të lumtur’ tha Gashi i bindur se po vijnë ditë më të mira për Vëlaznimin.
Kryetrajneri Arsim Gojani mendon se ushtrimet në Durrës do të shërbejnë për vazhdimin e ritmit të ushtrimeve dy herë në ditë si në aspektin kondicional poashtu edhe në ato taktike.
Edhe futbollistët u shprehën të lumtur me mundësinë që po ju jepet që 10 ditë ti kalojnë në bregdet dhe të shfrytëzojnë rastin të takohen me skuadra tjera.