Florid Gashi nënkampion i Kërcimeve nga Ura e Mostarit
Dy kërcime atraktive nga Ura e vjetër e Mostarit, që të dielën(27 Korrik 25) I bëri kampioni I shumëfishtë I kërcimeve në ujë nga Ura e Fshenjtë, Florid Gashi bënë që të rrëmbehet vendi I dytë në këtë garë tradicionale që u organizua për herë të 459 me radhë.
Me këtë sukses vazhdoi tradita e kërcyesve gjakovarë nga Ura e Mostarit që ishin prezent para më shumë se katër dekada.
“Jam shumë I lumtur për këtë triumf. I kishim pikët e njëjta me fituesin e vendit të parë, por juria, sipas rregullave të këtyre garave, I jep përparësi kërcyesit që kërcen më përpara. Ishte Evald Krniq nga Tuzi I Malit të Zi. Jam I lumtur gjithashtu që pas kaq vitesh në këto gara u kujtua kërcyesi I shkëlqyeshëm Besim Mulliqi, I cili fatkeqësisht në vitin 1988 kishte pikërisht kërcimin fatkeq”, ka thënë Gashi duke shtuar se grupi nga Gjakova është prezantuar në Urën e Mostarit me fanellat e mbishkruara Besim Mulliqi dhe janë hedhur lule në lumin Neretva.
Edhe Shkelzen Goqi, kërcyesi nga Gjakova sot ka arritur suksese të mira. Kërcimet e tij janë ndjekur me duartrokitje nga një numër i madh i adhuruesve të kërcimeve atraktive nga Ura e Mostarit.
Në grupin e Gjakovës, në Mostar janë edhe kampioni I shumëfishtë I garave nga Ura e Fshenjtë dhe Ura e Mostarit, Kujtim Gorani dhe nënkampioni Sokol Hoti.
Gorani ka lavdëruar kërcimin fantastik të Florid Gashit dhe u shprehë I lumtur se tradita e gjakovarëve për garat e Mostarit po kthehet me plot shkëlqim pas shumë dekadash.