Gjimnazi “Hajdar Dushi” me më shumë nxënës të shkëlqyeshëm
Pas rezultatit në testin e Maturës Shtetërore, me 82%, vazhdojnë sukseset në regjistrimin e gjimnazistëve në Universitetin e Prishtinës (UP). Tetë nxënës janë regjistruar në fakultetin e Mjekësisë së përgjithshme, dy në Stomatologji, të tjerë në UP, Fakulteti i arkitektures, Inxhinieri kompjuterike, Inxhinieri e ndërtimit, Mekatronikë, Programim e shumë degë të tjera nga ky Universitet.
Gjimnazi “Hajdar Dushi”, si shkolla me suksesin më të madh gjatë vitit të shkollor të sapo përfunduar, ka edhe numrin më të madh të nxënësve të shkëlqyeshëm. Sipas të dhënave të Drejtorisë Komunale të Arsimit, nga 826 nxënës që kanë dalë me nota pozitive, 310 prej tyre ose 37,5 përqind kanë qenë të shkëlqyeshëm.
Pas gjimnazit, numri më i madh të nxënësve të shkëlqyeshëm është regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi”, ku më sukses të shkëlqyeshëm kanë qenë 278 nxënës ose 36.2 përqind e numrit të nxënësve që kanë dalë me nota pozitive.
Në shkollat tjera të mesme publike, numri i nxënësve të shkëlqyeshëm është shumë më i vogel. Në qendren teknike “Nexhmedin Nixha”, vetëm 56 nxënës kanë përfunduar vitin shkollor me sukses të lartë që është 15,6 përqind e numrit të përgjishëm të nxënësve, ndërsa në shkollën ekonomike “Kadri Kusari” vitin shkollor e kanë mbyllur 50 nxënës me sukses të shkëlqyeshëm. Në përgjithësi në të gjitha shkollat e mesme publike, numri i nxënësve të shkëlqyeshëm ka qenë 713, ose 30 përqind e numrit të nxënësve që kanë dalë me nota pozitive.