Qendra për Aftësim dhe Këshillim Profesional në Gjakovë të enjten me një veprimtari kulturore e artistike kujtojë veprimtarinë e Gjon Nikollë Kazazit, emrin e të cilit me krenari e mbanë kjo vatër arsimore. Me këtë rast u tha se Kazazi është autori shqiptar më i spikatur i shekullit XVIII, që ka shkruar dhe botuar në gjuhën shqipe.
Një retrospektivë për Gjon Nikollë Kazazin I bëri Don Lush Gjergji i cili e qauajti figurë të ndritur gjithshqiptare me dimensione evropiane. Ai mw tutje tha se shqipja e shkruar nga Gjon Nikollë Kazazi ishte e dialektit të Gjakovës dhe të bën një përshtypje shumë pozitive përsa i përket pastërtisë dhe bukurisë së saj. Veprën e tij Kazazi e botoi në Romë në vitin 1743. Gjatë qëndrimit në Romë, Gj.N. Kazazi, në vitin 1740 zbuloi në Bibliotekëne Propagandes Fide të vetmin ekzeplar të ruajtur deri me sot të “Meshari”-it të Gjon Buzukut të botuar në vitin 1555. Gjon Nikollë Kazazi ka lindur në Gjakovë në vitin 1702 ndersa vdiq më 5 gusht të vitit 1752, ndërsa më gjërsisht për jetën dhe veprën e Gjon Nikollë Kazazit si dhe periudhën e rëndë të veprimit të tijë për popullin shqiptarë, dhe inspirimin e tij për të shkruar edhe vepra letrare për të, foli Jusuf Buxhovi.
Në takimin e sotem kulturor foli edhe nënkryetari komunës Agim Koci,kurse drejtori i Qendrës Petrit Hasani, pasi foli për aktivitetin e shkollës që mban emrin e Gjon Nikollë Kazait ndau mirënjohje për nxënësit e shkëlqyeshëm të kësaj shkolle. Programin e bëri më atraktiv prezenca e korit nën drejtimin e Klodina Kryeziut.