Kombëtarja e Kosovës (meshkuj) zhvillon ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të meshkujve 2017 i cili mbahet në Francë do ta zhvillon me datën 4 nëntor 2015 me fillim prej ora 19:00 në pallatin e sporteve Shani Nushi ne Gjakovë. Në këtë ndeshje Kosova do të ndeshet me kombëtaren e Lituanisë, ndeshje kjo e cila paraprakisht ishte caktuar te zhvillohet ne Prishtinë, por në momentin e fundit për shkak të palestrës së ngarkuar të Prishtinës, zhvillimi i ndeshjes u transferua në Gjakovë me marrëveshje me Federatën Evropiane te Hendbollit.
Kombëtarja e Kosovës nga e mërkura do të gjendet në pergatitje të përbashkëta në Gjakovë , me ç’rast do të zhvillohen dy herë në ditë stërvitjet në palllatin e sporteve Shani Nushi.