Java në syrin tonë 14 Dhjetor 14 zeki vehapi
E hënë 8 Dhjetor
Tregu I gjelbër I Gjakovës që bëhet cdo të hënë, po thonë se është më I shtrenjti në Kosovë anipse Gjakova dhe Mitrovica janë komunat më të varfra…. Tregtarët I mbajnë cmimet e larta të pemëve e perimeve se e dijnë që gjakovarët bëjnë Pazar dhe pa e ulur atë nuk e lënë…
E martë 9 Dhjetor
E kemi të fuqishme ekonominë gjakovare. Edhe pas 15 vitesh nuk lëviz vendit…
E mërkurë 10 Dhjetor
Sot nisi festivali I filmit të shkurtër. Në krizë ekonomike gjithcka po shkurtohet, pra edhe filmat….
E enjte 11 Dhjetor
Qyteti ka filluar të dekorohet për festat e fundvitit ndërsa mjetet plasëse që të bezdisin orë e cast, janë shenjë se festat po vijnë dhe se garat kush ka krismë më të madhe vec kanë filluar…Ishalla frikësohet qentë e rrugëve e sëpaku nuk na kafshojnë…
E premte 12 Dhjetor
Nga 1 janari Gjakova bëhet me Drejtori rajonale të policisë nën kompetenmcat e të cilës do të hyjnë edhe Malisheva dhe Rahoveci. Dje lexuam reagime të Malisheves se nuk donë me Gjakovën por me Prizrenin… Athua pse nuk po na donë? Ndoshta pse e kishim shpallur edhe ne republiken e Gjakoves pasi ata kishin filluar të ndanin pasaporta…
E shtunë 13 Dhjetor
Sportet e Gjakoves I ka prek gripi. Futbolli, hendëbolli e basketbolli mezi po mbahen nga ilaqet e shtrenjta…
Humoreska
Konferenca e organeve të mia
Pluralizmi politik ka hyrë në të gjitha poret e jetës e të punës. Rreth nesh vlojnë gjithfarë ngjarjesh politike e ekonomike që nganjëherë donë të na marrin edhe shpirtin. I preokupuar me këtë situatë, i lodhur nga papuna, i ndrydhur nga çmimet, i shtrydhur nga xhepat, i rraskapitur nga fjalët boshe të politikanëve, por i mërzitur edhe nga zhurma që bëjnë fëmijët në banesë duke kërkuar akullore, laps, gomë, aeroplan e gjithçka, vendosa të kërkoj ndihmë mjekësore. Vullnetarisht kërkova të sëmurem!
Nuk e gjeta mjekun, por mjaftoi të sëmurem kur hyra nëpër korridoret e spitalit e kur dëgjova e pashë gjithfarë muhalifesh…
U ktheva i lodhur në banesë dhe s’më kujtohet tjetër gjë pos një rrahjeje të shpejtë të zemrës, një dhembje koke dhe një çrregullim zorrësh nëpër stomak… Brofa nga shtrati.
-Ç’keni kështu që jeni zgjuar në grevë! Pak kam hallet e mia, tash punë edhe me organe të brendshme! Në mbyllje të kapakëve të syrit, si në ekran, më del para zemra… Obobo… e shoh zemrën time, e cila, e hidhëruar, e mbushur frymë, ka zgjatur gishtin drejtues kah hunda ime e më qorton: qyqar, thuajse nuk po jeton në kohen e pluralizmit politik. Një mijë herë të kamë thënë të na tubosh në konferencë e të qajmë hallet tona, por edhe të tregojmë rrugët e daljes nga kriza… Mbeta gojëhapur…
-“Po unë desha të shkoj tek mjeku pikërisht për këtë gjë”… i thashë zemrës.
Dhe zemra e ndjeu veten keq.
Zotëriu im, më dhimbsesh fortë se, dikur je kujdesur mjaft. Kurrë s’do ta harroj. Më ke sjellë çdo vit edhe në Brezovicë, edhe në det, në Bullgari, Greqi, Turqi, gjithkund, por ama tash e sheh si më ke lënë?!… Mezi po hap kanalet e venave për të sjell gjakun nëpër trup, që sa kohë po vuaj e ti s’ke para për barna… Unë kërkoj që menjëherë që të më sigurohen kushtet ose… ose… më vjen keq të them, por, të bëj zotëriu im, që më të mos i hapësh sytë kurrë!…
Kuku…! Bërtita po ma dashka vdekjen… dhe vërtet nuk munda t’i hap kapakët e syrit.
Kur, pandehur më dalin trutë, bashkërisht truri i vogël, i cili nuk ia lëshonte dorën trurit të madh:
“Zotëri… Unë i bashkëngjitëm diskutimit zemrës dhe e përkrah plotësisht. Ka kohë që në qelitë tona nuk kanë hyrë informacione të reja, na është mërzitur puna. Deri dhe flokët po na duken të rëndë. Hiqi të shkretët…! Ose ndërmerr diçka konkrete ose, a e shef atë pikën që ka nisur të bie mbi ne…! “ Tmerr, pika në tru-katastrofë!… bërtita pas këtyre fjalëve… e kapakët e syrit nuk hapen kurrsesi.
Them: Fajet i kam unë që mbaj mbledhje me organe.
Të mendoj ndryshe s’më bëhet, sepse truri më qortoi. Nuk zgjati asnjë sekondë, kur para fytyrës më del stomaku. Ishin shpërndarë zorrët secila sipas qejfit të vet dhe dukej se kishin humbur kontrollin.
Në emër të zorrëve foli stomaku:
Zotëriu im i dashur. Po të shoh se je zënë keq me zemrën dhe me trurin, por s’kanë faj, sepse shpirtin na e ke sjellë në fyt.
Po qysh more zotëri s’po të vjen turp të na sjellësh bar të gjallë. A mos jemi ne kafshë a ? Vëre gishtin në kokë, i dashuri zotëri. Dikur ma nxirrje shpirtin. Gjithë ditën e lume përtypeshe mish qengji, pula të reja, kofsha, kajmak, kos të kulluar, sallata, mallata, e çka jo, sa që, ti e di mirë nga lodhja u detyrova të shkoj në spital… e tash… ose më sill ushqim të mirë, kalorik, coca cola, shfeps e pije të tjera freskuese, ose i them “zorrës qorre” të dal në aksion….
– Zot o zot , mora frymë thellë dhe u sëmura keq. Diagnoza: ” Krizus politikus et pluralizmus”. Kuptova fajin që bëra. U dhashë liri të madhe organeve të mia…
zeki vehapi 1994
P.s Kjo humoreskë u shperblye ne konkursin e gazetes Rilindja(Bujku), per humoresken me te mire ne vitin 1994
Rreth e rrotull Gjakoves
Gjakova e Tetova I kanë kryetaret e komunave femra. Ka gjasë që 8 Marsi I ardhshëm në këto komuna të behet ditë pushimi…
Të gjithë jemi bërë eksperta. Të gjithë po I dijmë se kush duhet të hyjë në Qeverinë Lokale, kush do ta drejtojë ekonominë, kush arsimin, kulturën e bujqësinë… Sa largpamës që jemi, po bëjmë llogarinë edhe sa do të fitojnë drejtorët e rinjë në fund të mandatit…!!!
Ora në Kullën e Sahatit në Gjakovë është ndalur dhe nuk po e tregon kohën e saktë. Sa dita e nata, sa java, muaji e viti kaluan e ores nuk po i lëvizin akrepat, pra ora nuk po punon. Sigurisht edhe orën e kullës e ka përfshirë demelllyki dhe papunësia e madhe….
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare kanë filluar rinovimet mu në kohën e gripit! Punimet do të përfundojnë kur të vijnë rriqërat-demek në verë…
Bizneset gjakovare po ankohen se mungesa e rrymës po u shkakton probleme të mëdha në prodhim. Si pasojë e kësaj dukurie produktet e pakta gjakovare “Po hyjnë në ujë”.
Janë mbushur objektet tregtare me reklama të Vitit të Ri. Ofertat e tyre janë jashtëzakonisht intersante por edhe të mëdha për xhepin tonë të vogël.
Ndeja ka filluar të bëhet edhe në Çarshi të Vjeter . E vjetra është në trend. Të rinjëve po ju pëlqejnë objektet e vjetra dhe kalldremi, ndërsa zemra, megjithete po ju dridhet kur po kalojnë atypari të rejat!
Kur shkollat janë të ftohta, profesorët e edukatës fizike por edhe mësueset e ciklit të ulët kanë më shumë punë per ti ngrohë nxenësit duke bërë ushtrime të fiskultures… Mungesa e ngrohjes e ka edhe një të mirë- ajri I ftohtë është më I shëndetshëm…
U tërhoq shorti për garat në Kampionatin Botëror të Futbollit që do të mbahet në Brazil vitin tjetër. Më shumë se për reperezentacionet konkurruese, mediet bënë fjalë për bukuroshen që tërhoqi shortin. Nuk doli fjala se futboli është më I popullarizuari- modelet bukuroshe ia kaluan. Në anën tjetër menjëherë pas hedhjes së shortit Scolari, trajneri I Brazilit u gëzua qe në grup nuk I ra Mimoza…
Gjakovarët për shumë vjet radhazi, pra edhe sivjet e kanë pushtuar skenën e talentëve “The voice of Albania” në Tiranë , posaqerisht pas hapjes së rrugës së Kombit… Talentët po zhvillojnë shpejtësi 130 në orë…
Qyshkur u ftoh moti duhangjinjve iu doli lezeti I kafes në ambijente të mbyllura publike. Nuk është ky rrezikë I madh. Rrezik është kur edhe në shtëpi vjen ligji I gruas kundër prijes së duhanit…
Java në syrin tonë 8 dhjetor 13 zeki vehapi
E hënë 2 dhjetor
Ndryshimet e motit këtë stinë sollen edhe simptoma gripi. Gjithë nata kaloi me ethet…por kësaj radhe me ethet e rezultateve të zgjedhjeve lokale. Dikush u ftoh nga hidherimi e dikush u ngrohë nga fishekzjarret…Mimoza e pësoi keq, i iku zëri duke kënduar këngën “Jena , gëzu mor jena gëzu… “!
E martë 3 dhjetor
Kur shkollat janë të ftohta, profesorët e edukatës fizike por edhe mësueset e ciklit të ulët kanë më shumë punë… Oret e fiskultures i shfrytezojne per ti ngrohe nxenesit . Mungesa e ngrohjes e ka edhe një të mirë- ajri I ftohtë është më I shëndetshëm…
E mërkurë 4 dhjetor
Gjakova e Tetova I kanë kryetaret e komunave femra. Ka gjasë që 8 Marsi I ardhshëm në këto komuna të behet ditë pushimi…
E enjte 5 dhjetor
U tërhoq shorti për garat në Kampionatin Botëror të Futbollit që do të mbahet në Brazil vitin tjetër. Më shumë se për reperezentacionet konkurruese, mediet bënë fjalë për bukuroshen që tërhoqi shortin. Nuk doli fjala se futboli është më I popullarizuari- modelet bukuroshe ia kaluan…
E premte 6 dhjetor
Sot në Gjakovë erdhën temperaturat e ulëta e bashkë me to shiu, bora, akulli dhe mjegulla. As të tilla kushte klimatike nuk ua prishin qejfin atyre që janë të pasionuar nga blerjet ….Pati shumë tollovi, sa nga “kriza ekonomike” u bllokuan shkallët…
E shtunë 7 dhjetor
Të rinjtë janë bërë të varur shumë nga interneti. Kur nuk po kyqen në te po thonë u bë kijameti…
Java në syrin tonë 24 nëntor 13 zeki vehapi
E hënë 18 nëntor
Vjeshta I ka bereqetet e veta të shumta, posaqerisht pemët:mollat, kumbullat , dardhat, gështenjat, ftojt, rrushin… Të gjitha I ka vjeshta. Fatkeqësisht xhepat tanë janë me stinën e dimërit…
E martë 19 nëntor
Sa mirë që edhe amviset hynë në politikë. Tash edhe kur po flasin thashe e theme po folin me gramatikë sikurse në TV serialet …
E mërkurë 20 nëntor
Derisa u popullarizua shkronja GJ, Gjakovës i kishin thënë Jakovë.
E enjte 21 nëntor
Sot erdhën temperaturat e ftohta dhe mjegulla edhe në Gjakovë. Të gjithë ndërruan garderobën, vetëm disa nxënëse të shkollave të mesme mbeten në minifustana…
E premte 22 nëntor
Gjakovarët për shumë vjet radhazi, pra edhe sivjet e kanë pushtuar skenën e talentëve “The voice of Albania” në Tiranë , posaqerisht pas hapjes së rrugës së Kombit… Talentët po zhvillojnë shpejtësi 130 në orë…
E shtunë 23 nëntor
Qyshkur u ftoh moti duhangjinjve iu doli lezeti I kafes në ambijente të mbyllura publike. Nuk është kjo rrezikë I madh. Rrezikë është kur edhe në shtëpi vjen ligji kundër prijes së duhanit…
Java në syrin tonë 24 nëntor 13 zeki vehapi
E hënë 18 nëntor
Vjeshta I ka bereqetet e veta të shumta, posaqerisht pemët:mollat, kumbullat , dardhat, gështenjat, ftojt, rrushin… Të gjitha I ka vjeshta. Fatkeqësisht xhepat tanë janë me stinën e dimërit…
E martë 19 nëntor
Sa mirë që edhe amviset hynë në politikë. Tash edhe kur po flasin thashe e theme po folin me gramatikë sikurse në TV serialet …
E mërkurë 20 nëntor
Derisa u popullarizua shkronja GJ, Gjakovës i kishin thënë Jakovë.
E enjte 21 nëntor
Sot erdhën temperaturat e ftohta dhe mjegulla edhe në Gjakovë. Të gjithë ndërruan garderobën, vetëm disa nxënëse të shkollave të mesme mbeten në minifustana…
E premte 22 nëntor
Gjakovarët për shumë vjet radhazi, pra edhe sivjet e kanë pushtuar skenën e talentëve “The voice of Albania” në Tiranë , posaqerisht pas hapjes së rrugës së Kombit… Talentët po zhvillojnë shpejtësi 130 në orë…
E shtunë 23 nëntor
Qyshkur u ftoh moti duhangjinjve iu doli lezeti I kafes në ambijente të mbyllura publike. Nuk është kjo rrezikë I madh. Rrezikë është kur edhe në shtëpi vjen ligji kundër prijes së duhanit…
Java në syrin tonë 17 nëntor 13 zeki vehapi
E hënë 11 nëntor
Sot në Gjakovë ishte ditë pazari por askush nuk u lodh të pyes sa shkuan çmimet e pemëve dhe të perimeve, por sa vota mblodhen keshilltaret per 35 ulese ne Kuvendin Komunal…
E martë 12 nëntor
Edhe femrat kanë filluar të kuptojnë drejtë krizën. Po i qepin këmishat dhe fustanat më të shkurtër…
E mërkurë 13 nëntor
Dikur Gjakova e kishte pas një fabrikë të marmelades. Qytetarët kanë e kanë ngrënë bukën me marmelad dhe i kanë pasur faqet e kuqe… të kuqe si molla apo edhe si kumbulla…
E enjte 14 nëntor
Nuk kemi fajë që basketbollin e kemi sport pa suksese. Disa qytetarë nuk janë të sakt në hedhjen e bërllogut nëkontejnerë…
E premte 15 nëntor
Sot ranë temparturat e ajrit. U ngrit tensioni i xhepave për shpenzimet për dru, rrymë e ngrohje…
E shtunë 16 nëntor
Kaloi edhe gjysma e muajit nëntor. Para një viti ishim me emocionet e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Sot jemi me emocionet e 1 dhjetorit, ditës së zgjedhjeve të dyta…
Java në syrin tonë 27 tetor 13 zeki vehapi
E hënë 21 tetor
Edhe shitësit e pemëve dhe perimeve i ka përfshirë euforia e zgjedhjeve të 3 nëntorit. Kur po i pyesim për cmimet nganjëherë po habiten dhe po i ngatërrojnë cmimet me numrat e subjekteve politike dhe numrat e kandidatëve për këshilltarë komunal në listat zgjedhore…!
E martë 22 tetor
Bizneset e vogla familjare i kemi shumë të zhvilluara. Aktualisht në Gjakovë prin biznesi i prodhimit të rakisë… Derisa dikur ishte i popullarizuar suxhuku i Gjakovës, tash ia ka zënë vendin rakia…
E mërkurë 23 tetor
Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, përmes Qendrës Regjionale për Punësim në Gjakovë, janë punësuar vetëm 285 veta. Rreth 6 mijë të tjerë ende po shofin ëndrra!!!
E enjte 24 tetor
Kompania rajonale e ujësjellësit Radoniqi po ndërtonë kanalin derivues të tipit tunel që sjellë ujin në liqe. Tuneli i betonuar dhe i gjërë pamundëson që mbeturinat ta ndotin ujin ndërsa peshqive të Radoniqit të dimërojnë në ambient të ngrohtë!!!
E premte 25 tetor
Më në fund u përurua rruga e re me infrastrukturen përcjellëse në Çarshinë e Vjetër, pra çarshia ku dikur u kultivua zejtaria u revitalizua. Kur po kalojnë pleqtë aty pari po kanë dëshirë të dëgjojnë ushtimen e makinave qepëse, krismen e çekanave dhe zhurmen e zejeve të shumta të zejtarëve… Në vend të tyre po dëgjohen fjalime…
E shtunë 26 tetor
Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës së muzikës Prenk Jakova tash e sa ditë po qëndrojnë në Zvicer ku po shfaqin koncerte dhe mjuziklin në festivalin ballkanik. Gjakovarët po këndojnë edhe shqip edhe gjermanisht e me shokë e shoqe po merren vesh anglisht…
Java në syrin tonë 20 tetor 13 zeki vehapi
E hënë 14 tetor
Amviset e vjetra gjakovare janë të njohura për turshitë e dimrit. Jo vetëm që i blejnë perimet më lirë por edhe me pak “hargj” i bëjnë turshitë speciale-kajmak. Nuseve të reja po ju vjen inati, qysh nuk po ju bohen turshit e mira me recetat e fejsbukut!!!
E martë 15 tetor
Besimtarët islam sot kremtuan ditën e parë të Kurban Bajramit. Dreka me specialitete ushqimi e më pas ëmbëslirat bënë që shumë vizitorë të kërkojnë ilaqe tretëse nëpër farmaci.
E mërkurë 16 tetor
Subjektet politike garuese në zgjedhjet e sivjetme thanë se për festë nuk do të zhvillojnë aktivitete politike. Për disa fjalët mbeten vetëm premtime!!!
E enjte 17 tetor
Qyshse u prish ora në Kullën e sahatit në Gjakovë, njerëzit nuk po dijnë kur është ditë e kur është natë!!!
E premte 18 tetor
Fakti se po asfaltohen më shumë rrugë se sa trotuare , tregon se kemi më shumë vetura se këmbësorë…
E shtunë 19 tetor
Me temperaturat e ulëta, rrugëve tona erdhen qentë endacak, të organizuar në grupe, duke paraqitur rrezik për kalimtarët e rastit.
Kush nuk po I përshendet me mirëmëngjesi dhe mirëmbrëma, ata po na hikojnë keq, po “qarten” dhe po na sulmojnë…
Java në syrin tonë 13 tetor 13 zeki vehapi
E hënë 7 tetor
Gjithëçka me kohë. Edhe ajvarit po i vjen fundi, ka nisë tash era e tavave me kep!!!
E martë 8 tetor
Zgjedhjet lokale kanë vënë në lëvizje të madhe subjektet politike që garojnë për të fituar mandatin e ri. Aq shumë po lëvizin sa nganjëherë po ia zënë rrugën njëra tjetrës,e Gjakova është e vogël,nuk po i zënë trotuaret….
E mërkurë 9 tetor
Fushata zgjedhore ka përfshirë edhe muhabetet e gjata të plakave të Gjakovës. Kësaj pune po ia shofin hajrin edhe nuset, se duke biseduar për zgjedhjet nuk po kanë kohë as ti qortojnë, siç e kanë zakon disa vjehrra…
E enjte 10 tetor
Ne e kishim mësuar këngën “Oj Lulija apo oj Dudia jonë me limona”, por nuk e kishim ditur deri sot se një far Dude e Mitrovices po bëhet temë bisede, jo për limona por për shprehje të egër dhune e fyerje, që gati preku fejsbukun e gjithë kosovarëve…
E premte 11 tetor
Me 3 nëntor votoni Radio Gjakovën dhe frekuencën 100 megahercë. Për dallim nga të tjerët ne çka ju premtojmë e realizojmë vazhdimisht 24 orë duke i shoqëruar premtimet edhe me këngë e valle!!!
E shtunë 12 tetor
Vëllaznimi sot mposhti Lirinë e Prizrenit 2 me 1 me të njëjtin rezultat që Zvicra e mundi Shqipërinë në kualifikimet për botërorin Brazili 2014. Dallimi ishte se Vëllaznimi e Liria po luftonin për kualifikimin për elitën e futbollit kosovar aty ku bën pjesë Hajvalia, Feronikeli,nuk di a luan edhe Rahoveci!!!
Java në syrin tonë 6 tetor 13 zeki vehapi
E hënë 30 shtator
Muaji shtator shkoi me vranësira e shi. Rreth orës 9 e 30 u shënua në Gjakovë edhe një fenomen i rrallë. Në mëngjes u bë si të ishte nata…Eh… në Gjakovë çka nuk po banë vaki… Një ditë vec kur ta shohim që Velipoja erdh në Gjakovë!!!
E martë 1 tetor
Univerziteti i Gjakovës sot filloi vitin e ri akademik. Sa mbledhja, kërkesa, protesta, kritika e lëvdata u shpenzuan deri te finalizimi…Sot e kemi Univerzitetin, ndoshta disa kanë qejf ta kemi diplomën para universitetit….
mërkurë 2 tetor
Në kuadër të projektit të Komisionit Evropian dhe komunës “Kosova e bukur” u investuan rreth 28o mijë euro në varrezat e Gjakovës të cilat u bënë me morgun, shtigjet, gjelbërimin, krojet ndriçimin, ulëset…Ambijenti te varrezat vërtetë u bë i bukur. Kur të vdesim do ta kemi jetën më të bukur!!! Faleminderit,po presim ndonjë projekt tjetër pas 30-40 vjetësh…
E enjte 3 tetor
Sot filloi fushata zgjedhore. Për tubime po gjenden lkalet e meqë po ka shumë postera e nuk po ka vend. Do të ishte mirë të ndërtojmë sa më shumë fabrika, sëpaku për të pasur vend ku ti varrim posterat…
E premte 4 tetor
Pas Vëllaznimit në futboll edhe basketbolli u largua nga superliga. Futbolli ra pa dëshirë e basketbolli nuk gjet pare e ra me ramje të lirë!!!
E shtunë 5 tetor
Shumëkend kjo krizë ekonomike desh e mbyti e disa besa …në selamet i qiti…
Java në syrin tonë 29 shtator 13 zeki vehapi
E hënë 23 shtator
Në ditën e sotme të tregut në Gjakovë blerësit u ankuan se pemët dhe perimet po kushtojnë shtrenjtë ndërsa po thonë se recetat për turshi, reqele e specialitete po kushtojnë shumë lirë!!!
E martë 24 shtator
Kur i shef të madh e të vogël me kokën ulur nëpër telefonat celular modern mendon,samirë të gjithë po punojnë. Por jo, ata në fejskbuk po komunikojnë, kush me kend u dashunu e kush u nda, cka hanë për sillë artistët e Holivudit e kur ka me lind gruaja e Sulltan Sulejmanit… Edhepse po thonë është krizë ekonomike gjithë me ajfona po punojnë e shumë kujt “like’ po ia bojnë…!!!
mërkurë 25 shtator
Në kuadër të projektir “Mirësevini në Dukagjin” u përurua një bujtinë në shtëpi karakteristike gjakovare.Turistët e huaj po kanë qejf me e pa nga afër jetën tonë, ku po rrimë e cka po ham dhe… ndoshta ju duket interesant se si në këto kushte po mundemi me gjallëru…
E enjte 26 shtator
Banorët e Cabratit sot u bënë me rezervuarin e ri të ujit të pijes që pas shumë e shumë vitesh etjeje, u mundëson furnizim 24 orë dhe me bollëk. Tash kanë një hallë tjetër. Krojet e mësuara të kenë nga një pikë uji u deshtë të ndërrohen në kroje më të forta që durojnë shtypjen e madhe…!!
E premte 27 shtator
Pas Vëllaznimit në futboll edhe basketbolli u largua nga superliga. Futbolli ra pa dëshirë e basketbolli nuk gjet pare e ra me ramje të lirë!!!
E shtunë 28 shtator
Sezoni dasmave të cdoditëshme tashmë ka përfunduar. Cdo ditë ka pjekje të specave dhe përzierje të ajvarit… Gjakova kurrë nuk po mbetet pa ndonjë sezon!!!
Shumëkend kjo krizë ekonomike desh e mbyti e disa në selamet i qiti…
Java në syrin tonë 22 shtator 13 zeki vehapi
E hënë 16 shtator
Javën e kaluar kërceu çmimi i specave, në Gjakovë kishte më pak tym dhe ajvar, sot kërceu cmimi i domateve. I doli lezeti edhe tavës me patligjona të shtrenjtë plus mishi 7 euro…
E martë 17 shtator
Sa më shumë që po afrohet 3 nëntori, dita e zgjedhjeve lokale në Kosovë, vizitat familjare janë shtuar më shumë. Tash disa kandidat që kanë hyrë në garën për këshilltarë kanë filluar ti duan më shumë farefisin , akrabat, miqtë e jaranat….sepse ata mundë t’ iu sigurojnë punësim për nja katër vjet…
E mërkurë 18 shtator
Për të kursyer kohën tash disa organizatave, enteve dhe instirucioneve të gjata po u merren vetëm shkronjat e para, pra shkurtesat. Kështu Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Zyra Rojonale e Arsimit po shqiptohen lehtë: Dyrraja dhe Zyraja…
E enjte 19 shtator
Edhe këtë vit shkollor mbetet vende të zbrasta në profesionet dhe drejtimet prodhuese të shkollave të mesme. Të rinjtë tanë më shumë I don zyrat. Gjakovën do ta zhvillojmë me muhalife.
E premte 20 shtator
Asamblea Komunale me legjislacionin e vjeter sot mbajti mbledhjen e fundit. Ishte emocionale sepse na u kujtua ajo kënga e maturantëve: Shpejt kaluan katër vite në bankat e Kuvendit…
E shtunë 21 shtator
Nxënësit e shkollës Musatafa Bakija përderisa t’iu rregullohet shkolla, mësimet po i mbajnë në Mazllom Këpuska! Kjo i bie se kanë shku me bujtë te daja për disa javë.
“Muhalifet” e Gjakovës, versionet e reja të këngëve popullore
En my profile du me shku, comment du met shkru
O my buddy vogel, spe di ni photo a me ta qu
Me ta qu ta qoj, po me ta bo tagg nuk di
O Mark zuckerbergi vogel shka boj une pa ty
offf offffffff – elifff eliiiiiiiiiiiiif
“Dy dele 300 pare & M’kan thanë shoqet mbrëmë”
Dy Like, dy like 300 pare
Qu zukenberg, qu zukenberg hy ne valle
Merre poken, merre poken dor per dore
O sa fort ju paska hije, o sa fort ju paska hije
Si komenti, si komenti ne tepsije
Mimroma, Mirmroma i zoti i facebookit
A ki status, A ki status me na qite
Sa ka walli, Sa ka walli uj e rane
Krejt friendsat i qoj, krejt friendsat i qoj ne kam’e
Mirmroma, Mirmroma e zoja e facebookit
A ke foto cullak, a ke foto cullak me na qite
Sa ka profili, sa ka profili uj e rane
krejt news feeds-in, krejt news feeds-in e qoj ne kam’e
M’kan thon friendsat mrame, bonja moj bonja plakut add-e
M’kan thon friendsat mrame, bonja moj bonja plakut add-e
O ju thaft goja mori shoqe pse ja bona plakut add-e, tu e pas qunin e
O ju thaft goja mori shoqe pse ja bona plakut add-e, tu e pas qunin e
Jubububu jarnane, oh jububu jarnane hajt te lumshin liket e, hajt te lumshin liket e
Bojim chat me gocat e, bojim chat me gocat e
Si poket shqiptare, mat mira ashiqare
M’kan thon shoqet mrame e, prano moj prano friend requestin e qunit e
M’kan thon shoqet mrame e, prano moj prano friend requestin e qunit e
O ju lumt goja mori shoqe sa ma boni unfriend quni e, quni gush pellumi e
O ju lumt goja mori shoqe sa ma boni unfriend quni e, quni gush pellumi e
Jubububu jarnane, oh jububu jarnane, hajt te lumshin komentet e, hajt te lumshin komentet
Bojim block me gocat e, bojim… block me gocat e
Shih gocat shqiptare bukur dalin n’baj-e,
shih gocat shqiptare… sa bukur dalin en n’baj-eee
“Sillu, sillu botë e vjetër”
Sillu Sillu poke e vjeter, ty tka beku perendija
facebooki o nji nuk ka tjeter, e perdorin krejt njerezia
facebooki o nji nuk ka tjeter, e perdorin krejt shiptaria
Ka disa foto e disa statusa, kemi pas Like te rane
Tash do ti kallxoj gjithkujne, Zukenbergi mi ka qely, e smi ka lane
Tash do ti kallxoj gjithkujne, Zukenbergi mi ka qely e smi ka lane
30 Like ne ramazan e, as skom bo e as sem kan bo-e
Kur vjen dita e bajramit, bashk me lalen bojim check in ne xhamie
Shtrohet silla e bajramit, bashk me lalen bojim tagg ne foto tu pi raki-e
O moj llajk, moj llajk i facebookit, ti qe bohesh per mja cell naj rrushit
O moj llajk moj bukuroshe, ju rrit njerzve menen qoshe en qoshe
O moj llajk moj bukuroshe, ju rrit njerzve menen qoshe en qoshe
Morra vesh qe m’ki qelye, gjysme ore prejt Twitter-it
Te lutem mos me i harrue, poket e beqarise
Te lutem mos me i harrue, poket e beqarise
***
Pos këtyre teksteve, ai ka nisur që titujt e disa këngëve nga gjuhët e huaja që gjenden në “Youtybe” t’i përkthejë në “gjakovarçe”.
Fjalë që pëshpëriten në popull:
Shkruan: Shani F. Hoxha
1. Njeriu dhe uji
Një nënë për fat të mirë e gëzim, kishte lindë një djalë, por kur djali u rritë për ti ndihmuar edhe shtëpisë, për “fat të keq” u tregua përtac-dembel-parazit. Ky asnjëherë nuk ngrihej nga gjumi me kohë, por kishte dëshirë të flinte pothuaj deri në mesditë. Nëna e këshillonte që të ngrihej më herët që ti ndihmonte nënës në disa punë që i takonin moshës dhe aftësisë së tij. Djali kurrsesi nuk i arsyetonte dhe nuk i realizonte fjalët e nënës.
Një ditë nëna vendosi që në dyshekun e djalit ku flinte të ja zbrazte një gjygym ujë të valë a thua nuk çohet shpejtë. Gradualisht uji i nxehtë filloi me ja përfshi trupin dhe djali filloi ta ndiente dhe ta diktonte se diçka e nxehtë po ja kaplonte trupin. E prekë çarçafin me dorë dhe e konstaton se ajo është ujë i nxehtë.
Kush ma ka bërë këtë, sigurisht nëna ime?! Ngrihet menjëherë dhe pasi vishet e shkon të nënë dhe e pyet: Nënë a ti ma hudhe në dyshek ujin e valë? Po birë unë vetë ta bëra se vonë po ngrihesh dhe po tregon shenja dembelije.
Djali e kuptoj dhe kërkoj falje se kështu nuk do të veproj dhe vërtet nuk ka vepruar. Nënës ju hoq një problem në shtëpi.
2. Njerëzit dhe traktori
Një ditë feste popullore i zoti i shtëpisë – baba zgjohet herët si zakonisht prej gjumit dhe del në oborr dhe shef se koha ishte shumë e mirë për ta lëvruar tokën për mbjellje të grurit. Kthehet në dhomë dhe i zgjon tre djemtë prej gjumi duke ju thënë se koha është shumë e mirë dhe dilni me traktor me lëvrue. Këta i thonë: lena babë edhe pak të flejmë se sot është ditë feste. Baba prapë ju bënë thirrje që të ngritën dhe të shkojnë në ara, por ata i thonë: shkojmë pas drekës kur të hamë. Vjenë dreka dhe të gjithë familjarisht e hanë drekën. Tash baba edhe njëherë ju thotë: E tash ndizni traktorin dhe me plug lëvroni tokën. Këta prapë i thonë babës: “ na lë këtë punë për nesër në mëngjes”. Baba për kundër dëshirës së vet pranon. Të nesërmen në mëngjes tre vëllezërit e ndezin traktorin dhe shkojnë në arë për ta lëvruar tokën. Për çudi të tyre plugu nuk futet në tokë. Dheu mbrëmë prej të ftohtit dhe acarit të madh është forcuar. Këta provojnë edhe disa anë të tokës në ar, por kot se plugu nuk futet në dhe. Vendosin dhe të dëshpëruar kthehen në shtëpi dhe i thonë babës se janë munduar por nuk ka bërë punë asgjë. Toka ishte forcuar. Baba ju thotë. A po e shihni që ma mirë ka qenë me pas punu dje siç thotë edhe fjala popullore “ Bukën le e punën mos e le”. Tash do të kemi ma pak grurë e ma pak bukë.
Rreth e rrotull Gjakoves, korrik-gusht 13
Rrugët e Gjakovës nuk po i zënë automjetet e shumta. Për të kaluar rrugët kryesore kërkohet durim. Për të ecur nëpër trotuare kërkohet vetëbesim!!!
Filluan edhe një herë punimet në shtrirjen e rrugës kryesore në Çarshinë e Vjetër. Qysh u zgjaten ato, edhe me gurë plastike po të bëhen, do ti mirëpresim!!!
Nëpër furrat e Gjakovës radhët e gjata për samuna me carragat nuk kanë të ndalur. Po thonë se çarragati është ushqim që të forcon muskujt e barkut…
Gjakovaret po ankohen se ditës së tregut i humbi lezeti qyshkur u largua nga qendra. Një lloj tregu i vecant po bëhet në lumin Krena në midis të qytetit. Aty mund të gjenden shishe plastike, coca cola, shfepsa, shporeta, frishidera dhe mobile të të gjitha llojeve….Urdhëroni myshteri….
Nataliteti në Gjakovë për këtë gjashtë muajt e parë po shënon rënie. Po thonë se fajet i kanë reduktimet më të pakta të energjisë elektrike.
Qysh kur ranë çmimet e biletave për bregdet, tash më Shëngjini dhe Velipoja është bërë më e kërkuar se Prishtina…
Gurbetqarët ia kanë shtuar gjallërinë Gjakovës,por më parë Durrësit e Ulqinit prandaj kanë ardhë më të lehtë nga xhepi!!!. Kjo nuk po na pëlqen!!!
Ende pa u përurua solemnisht parku kryesor ka filluar të dëmtohet. Së pari u prishën krojet- të cilat si duket deshën ti hapin me shqelma e pastaj disa drita ndriçuese që dikujt ia zunë rrugën…
Java në syrin tonë 14 Korrik 13 zeki vehapi
E hënë 8 Korrik
Gjakovaret po ankohen se ditës së tregut i humbi lezeti qyshkur u largua nga qendra. Një lloj tregu i vecant po bëhet në lumin Krena në midis të qytetit. Aty mund të gjenden shishe plastike, coca cola, shfepsa, shporeta, frishidera dhe mobile të të gjitha llojeve….Urdhëroni myshteri….
E martë 9 Korrik
Gyrbetqarët, gjatë qëndrimit për pushime verore po çmallen me të afërmit dhe vendlindjen por po habiten me cmimet shumë të larta. Sa mirë ne që jemi mësuar, na është bërë një kjo punë…
E mërkurë 10 Korrik
Nataliteti në Gjakovë për këtë gjashtë muajt e parë po shënon rënie. Po thonë se fajet i kanë reduktimet më të pakta të energjisë elektrike.
E enjte 11 Korrik
Kuvendi i Kosoves e miratoi Ligjin per amnisti. Një shofer u gëzua sepse mendojë se edhe ai po lirohet për një tiketë të poliicisë së trafikut që është dashur të paguante gjoben me para apo të bënte një javë burg!
E premte 12 Korrik
Në parkun e qytetit ka një muaj që po “ujiten” shtigjet e betonuara . Nga dy puse po del ujë sa po mundet. Po thonë se po presin që më në fund të dalë nafta!!!
E shtunë 13 Korrik
Qysh kur ranë cmimet e biletave për bregdet, tash më Shëngjini dhe Velipoja është bërë më e kërkuar se Prishtina…
Java në syrin tonë 7 Korrik 13 zeki vehapi
E hënë 1 Korrik
Muaji i ri erdhi me ditën e pazarit në Gjakovë. Rrogave ia panë hajrin edhe në tregun e pemëve dhe perimeve ku të punësuarit blen sa mundën.
E martë 2 Korrik
Zgjedhjet lokale në Kosovë sipas vendimit të presidentes së shtetit do të mbahen me 3 nëntor. Deri atëherë votuesit mundë të shkojnë në det e të flladiten mirë ndërsa kandidatët do të djersiten për të mbledh samë shumë vota …
E mërkurë 3 Korrik
Ende pa u përurua solemnisht parku kryesor ka filluar të dëmtohet. Sëpari u prishën krojet- të cilat si duket deshën ti hapin me shqelma e pastaj disa drita ndriçuese që dikujt ia zunë rrugën…
E enjte 4 Korrik
Në Gjakove u mbajt një spektakël me rastin e Ditës së Amerikës. Kurorëzim i këtij spektakli ishin fishekzjarret që rrallë herë i kemi parë… dikush tha kjo është Amerika…
E premte 5 Korrik
Sot u konstituua Bordi i Universitetit Publik të Gjakovës… Deri sot menduam se mos është ende premtim politik që u prit për më shumë se një dekadë…
E shtunë 6 Korrik
Gurbetqarët ia kanë shtu gjallërinë Gjakovës, kjo po na pëlqen , por ata më parë pushuan nw Durrës e Ulqini prandaj kanë ardhë më të lehtë nga xhepi!!!. Kjo nuk po na pëlqen!!!
Java në syrin tonë 30 qershor 13 zeki vehapi
E hënë 24 qershor
Disa prodhues bujqësorë po thonë se nuk po kanë llogari të merren me bujqësi. Ma llogari po kanë të rrinë e të blejnë produktet bujqësore se sa ta punojnë tokën sic e kanë bërë paradhësit e tyre me shekuj… Kjo i bie “Punë punë natë e ditë, që të rrimë përditë”…
E martë 25 qershor
Nëse ky do të jetë viti i zgjedhjeve në Kosovë, ka gjasë që të kemi më shumë shirita. Po u shtynë zgjedhjet, shtyhen edhe përurimet!!!
E mërkurë 26 qershor
Shëngjini po na fton të shkojmë në pushime se e ka detin, rërën dhe klimen e mirë. Ne po i themi se ujë e klimë ma të mirë se në Gjakovë nuk ka- askush s’po na e prish tymin- asnjë fabrikë!!!
E enjte 27 qershor
Këshilltarët komunal sot miratuan vendimin që t’iu hiqet taksa në firmë zejtarëve të zejeve tradicionale të Gjakovës. Meqë kanë mbetur pak zeje të tilla, buxheti komunal nuk do të harxhohet shumë!!!
E premte 28 qershor
Televizionet tona edhe sot vazhduan të reprizojnë filmin e mbledhjes së Parlamentit të Kosovës. Po thonë se ishte filmi më i shikuar i zhanrit aksion që do të marrë çmimin vjetor me titull “Ratifikimi”. Pra Holivudi ka Oskarin e Kosova marrëveshjen!!!
E shtunë 29 qershor
Standardi ulët po bënë që konsumatorët të blejnë gjëra ushqimore me cmime sa më të ulëta dhe në forma të ndryshme. Përshembull në vend se me kilogram, disa konsumator kërkuan virshlle me copë e tash kanë filluar të blejnë edhe me metër gjatësi…
Java në syrin tonë 23 qershor 13 zeki vehapi
E hënë 17 qershor
Askush nuk po lodhet për cilësinë e ushqimit. Domatet dhe specat që po i blejmë e kanë formën dhe ngjyrën tamam, por shijen n’hamam!!!
E martë 18 qershor
Derisa në këtë vapë Prishtina po ndjen etje të madhe për ujë , Gjakova pasi i pastrojë bodrumet, i lau ose i humbi tepihët, pajisjet elektrike e orendit shtëpiake, tash po pinë shurup të ftohtë trandofilli me ujë të Radoniqit!!!
E mërkurë 19 qershor
Sot në Gjakovë erdhen pjesëmarrëset e “Miss fredom of the ëorld”. Për një kohë Gjakova u bë qytet i bukurisë së botës e pasi shkuan,u bë …qyteti më i nxehtë i Kosovës…
E enjte 20 qershor
Në një takim kulturor u tha pos tjerash se Gjon Nikollë Kazazi ka shkruar gjakovarqe dhe e kanë marrë vesh të gjithë. Sot pas gadi 300 vjetëve edhe kur po flasim në parlament e në qeveri askush s’ po na vë veshin!!!
E premte 21 qershor
Në tubimin publik të përfaqësueve të pushtetit lokal me qytetarë problemi i strehimit, rrugëve, erozionit të lumit Krena dhe ndriçimit dolën si më të ngutshme në komunë. Sëpaku, sipas kërkesave të diskutuesve , ekonomia e varfëria më pak!!!
E shtunë 22 qershor
Gjakova po kalon ditë me vapë që po shoqërohen me temperatura të larta deri në 35 gradë celciuz. Stina e verës hyri vrullshëm, kjo për faktin se vetëm disa ditë më parë kishim stinën e Vjeshtës me reshje të shumta, stuhi e breshër dhe me temperatura maksimale deri në 19 gradë celciuz! Të moshuarit po thonë se kjo është vera dhe se më mirë vapë se sa shi me vërshime nëpër bodrume e borë 2 metra!!!.
Java në syrin tonë 16 qershor 13 zeki vehapi
E hënë 10 qershor
Një delegacion i komunës së Gjakovës mori pjesë në hapjen e sezonit turisik të Shëngjinit, qytetit të binjakëzuar. Nikoqirët i gostiten me fruta deti dhe oriz. Tash kur ta hapim sezonin ne, atë të Erenikut dhe Drinit,do ti ftojmë edhe ne dhe do ti gostitim me gjizë me speca dhe tavë me patligjona.
E martë 11 qershor
Rreth orës 18.00 Gjakovën e përfshiu një mot iligë. Thanë na mori uji edhepse bredhëshir nuk mungojë. Pos rrugëve u mbushen me ujë edhe bodrumet e shtëpive. Orenditë, shporetët elektrik dhe lavatriqet u prishen se nuk ditën të notojnë, ndërsa frigoriferët e zbrazët të qytetarëve, shpëtuan : u treguan Notues të mirë!!!
E mërkurë 12 qershor
Gjakova sot është zgjuar e tërbuar nga vërshimi i mbrëmshëm. Lumenjtë e krijuar rrugëve janë qetësuar dhe kanë hyrë në shtretër të rrjetit atmosferik, ndërsa njerëzit gradualisht po këndellen nga ajo që panë mbrëmë…
E enjte 13 qershor
Teatri profesionist i Gjakoves shfaqi premieren e komedisë me titull “Burri gruas sime”. Kjo është premiera e dytë me tekst autorësh të huaj, por e para që zhvendosi ngjarjen në Gjakove dhe Durres,kur herë flitej letrare e herë gjakovarqe..
E premte 14 qershor
Per diten e clirimit te Gjakoves erdhi për të marrë çmimin “Nderi i Gjakovës” solistja e shquar e operas Inva Mula. Ajo i dinte përmendësh emrat e mahallëve të Gjakovës. Ajo e dinte edhe këngën që e këndonte halla e vet kur gatuante pite. Ia kishte mësuar fije për pe, i ati Avni Mula…
E shtunë 15 qershor
Më në fund sot ishte verë e vërtetë. Tek sot në Gjakovë filluan të teren gjërat që na i mori uji…
Java në syrin tonë 9 qershor 13 zeki vehapi
E hënë 3 qershor
Tregut të gjelbër ditën e hënë i doli lezeti, se cmimet nuk po dallojnë nga ditët tjera…
E martë 4 qershor
Sot voglushët gjakovarë kremtuan festën e Abetares. Sa mirë që e mësuan shkrim leximin e ishalla i hyn në qejf edhe nxënësve të klasave më të larta..
E mërkurë 5 qershor
Sot ishte Dita nderkombëtare e mjedisit. Ajri ishte më i pastër në ambientet e brendshme publike ku u ndalua tymosja e duhanit. Për mjedisin jashtë kujdesej “Nënë natyra” që bënte të fryente era dhe të binte shi…
E enjte 6 qershor
A ju kujtohet ajo vjersha, “Shi, shi, lag o shi, lage tokën me buri!, Këto ditët me shi në Gjakovë, ka ndryshuar refreni: Shi, shi lag o shi, se na bëre kërdi!!!
E premte 7 qershor
Në një tryezë historike sot u tha se Gjakovës i hynë në hak me rastin e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, sepse, bazuar në kontributin e dhënë e ka merituar një trajtim tjetër. Eh, para 100 vjetësh ishte Gjakova prijatare e ngjarjeve të mëdha kombëtare. Pas 100 vjetësh do të flasim se si i kemi punët sot…
E shtunë 8 qershor
Nuk jemi mësuar të gëzohemi sepse kjo i bënë keq shëndetit. Sa u bëmë gati të krmetojmë fitoren e kombëtares së futbollit të Shqipërisë, Norvegjezët u kujdesen të mos sëmuhemi!!!
Java në syrin tonë 2 qershor 13 zeki vehapi
E hënë 27 maj
Se jemi në pranverë u pa në ditën e tregut kur në tregjet e gjelbra kishte pemë dhe perime të stinës si: dredhëza e qershi, por se jemi qyteti me prodhimet më të shtrenjta, kjo u dallua nga çmimet!
E martë 28 maj
Semaforët e Gjakovës edhe këtë javë punuan sipas qejfit. Duket se ndryshimet e shpeshta të motit iu kanë çregulluar ritmin e punës…
E mërkurë 29 maj
Sot u kthye vjeshta në Gjakovë. Pushimet verore shtyhen për në dimër…
E enjte 30 maj
Këshilltarët komunal sot debatuan për komunë e re të Rogovës së Hasit. Debati “pro et kontra” po përcillet edhe në bisedat e cdo ditshme. “Jo po na marrin Hasin , jo po na lënë”. Të ishte gjallë baca Ban do të kishte thënë, le ta marrin. Po, qysh me na marrë , baca Ban që Hasi është i joni”, Ani mos ja jepni… do të kishte thënë baca Ban…
E premte 31 maj
Gjakova këto ditë është bërë qendër e vizitave turistike të nxënësve nga Kosova dhe Shqipëria. Kjo shifet në qendër të qytetit kur autobusët rradhiten njëri pas tjetrit…Po thonë vizitoret: Sa e bukur Gjakova por nuk paska banjo publike…
E shtunë 1 qershor
Maturantët sot i kanë harruar per një çast mbrëmjet e gëzueshme të matures . Në vend të defileut nëpër mbrëmjet e matures ata sot kanë defiluar nëpër provimin shtetëror të matures…në vend të Xenit e Edit , te koka u kanë “kënduar” profesoret… Në anën tjetër shkenca dhe teknologjia informative ka arritur largë. Maturantët sapo hynë në provimet e maturës, u panë testet në fejsbuk.
Java në syrin tonë 26 maj 13 zeki vehapi
E hënë 20 maj
Dolen dredhëzat tona në treg. Sivjet jo vetëm që ato i ka goditur bresheri por si duket i kanë goditur edhe cmimet e larta!!!
E martë 21 maj
Kryeqendra e Hasit, Rugova moti kishte rënë në dert, a me u bo me Gjakovë a me Prizren . Sot Lexuam: Gjakova po thotë se nuk do ta njoh komunën e re të Hasit.
E mërkurë 22 maj
Punëtorët kosovar të organizuar në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës po thonë se do të protestojnë me 29 maj, pasi me një maj ishin të zënë me punë!!!
E enjte 23 maj
Rruga kryesore e Çarshisë së Vjetër u bë guri. Ndërtimi i saj i përballojë të gjitha stinëve. Në shi, në borë në diell, ajo edhepse ka ngelur pa kocka, duket sikur të jetë asfalt…
E premte 24 maj
Sot u organizua fushata “Ta pastrojm Kosoven”. Në Gjakovë u pastruan disa ambiente publike të premten, ndërsa kjo date e fushates nuk u përputh mirë tek ne, sepse pastrimi gjeneral nëpër familje te ne bëhët të dielave, kur edhe lahet krejt shpija!!!
E shtunë 1 qershor
Fëmijët sot priten 1 qershorin festën e tyre me gëzim e dashuri,por shiu iu prishi disponimin
Java në syrin tonë 26 maj 13 zeki vehapi
E hënë 20 maj
Dolen dredhëzat tona në treg. Sivjet jo vetëm që ato i ka goditur bresheri por si duket i kanë goditur edhe cmimet e larta!!!
E martë 21 maj
Kryeqendra e Hasit, Rugova moti kishte rënë në dert, a me u bo me Gjakovë a me Prizren . Sot Lexuam: Gjakova po thotë se nuk do ta njoh komunën e re të Hasit.
E mërkurë 22 maj
Punëtorët kosovar të organizuar në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës po thonë se do të protestojnë me 29 maj, pasi me një maj ishin të zënë me punë!!!
E enjte 23 maj
Rruga kryesore e Çarshisë së Vjetër u bë guri. Ndërtimi i saj I përballojë të gjitha stinëve. Në shin, në borë në diell, ajo edhepse ka ngelur pa kocka, duket sikur të jetë asfalt…
E premte 24 maj
Sot u organizua fushata “Ta pastrojm Kosoven”. Në Gjakovë u pastruan disa ambiente publike të premten, ndërsa kjo date e fushates nuk u përputh mirë tek ne, sepse pastrimi gjeneral nëpër familje te ne bëhët të dielave, kur edhe lahet krejt shpija!!!
E shtunë 25 maj
Shumë po flitet për parkun kryesor se rinovimi po vonohet. U vonua pranvera e nuk u bë kiameti e lene ma një park…
Java në syrin tonë 19 maj 13 zeki vehapi
E hënë 13 maj
Në ditën e tregut në Gjakovë tollovia e pashmangshme në rrugen kryesore. Hajde tollovia në rrugë po kalohet diqysh por cmimet e larta të pemëve e perimeve kurrqysh!!!
E martë 14 maj
Po flitet se me funksionimin e komunes se re te Hasit, një pjesë bukur e madhe e fshatrave të Gjakovës mbi lumin Erenik do ti takojë komunës së re. Ishalla nuk i rrisin taksat se ateherë kafja e mëngjesit në Shkugëz do të na shtrenjtohet, prej 30 në 50 cent!!!
E mërkurë 15 maj
Vëllaznimi sot pësoi në teren të vet me Kosovën e Vushtrrisë dhe i tha lamtumirë superligës. Prej 12 ndeshjeve ka shenuar vetem nje fitore, prandaj nukkapasur shanse te shpetoi…
E enjte 16 maj
Sot në parkun në qendër të qytetit u organizua panairi shkencor. Nxënësit fillorist prezantuan 120 eksperimente nga më të ndryshmet. Pati edhe ekeperiemente nga kuzhina. Nxënësit pergatiteshin pite me petë e vizitoret hanin…
E premte 17 maj
Pas eskurzionit, maturantët po i mbajnë mbrëmjet e matures. E pas mbrëmjeve të maturës, nëpërv familje fillojnë analizat financiare…
E shtunë 18 maj
U mbajt panairi i gjedhit Gjakova 2013. Lopa më e bukur dhe më produktive u zgjodh e racës sonë- Busha e kuqe e Dukagjinit. Ajo ushqehet me barë të njom dhe nuk ka “kajde” në ushqim sikurse lopët e racave të jashtme.
Java në syrin tonë 12 maj 13 zeki vehapi
E hënë 6 maj
Edhe sot kemi pushuar. Që të mnos bëhet monoton pushimi i shpesht për festa, plot grupe shkuan në Durrës, bile edhe u rreziten!
E martë 7 maj
Sot u shënua dita ndërkombëtare e Kuletes. Me këtë rast protestuan xhepat tanë. Protestuesit mbanin pankarta në duar me mbishkrime: Kush na i fiku xhepat…
E mërkurë 8 maj
Ditë më parë vërshuan lumenjtë , sot edhe breshëri dëmtojë bujqësinë. S’kemi tjetër , na kanë mbet vetëm dasmat të na vërshojnë…
E enjte 9 maj
Sot u shënua Dita e Evropës. Lexuam se për të vizituar Evropën, vetëm për viza kosovarët kanë shpenzuar gati 15 milion euro…Si duket Evroopa ende po mendon se jemi qytetarë të pasur…
E premte 10 maj
Maturantët shkuan në eskurzion në Shqipëri. Eskurzionet organizohen për të vizituar vende turistike, mirëpo edhe sivjet maturantët gjakovarë atje mësuan shumë gjëra të bukura, mbi të gjitha mësuan se si arrin njeriu në pikë të diellit të rrezitet dhe të lahet në det…
E shtunë 11 maj
Sot ra perdja e Mitingut të poezisë. Poet frances sollën një frymë të re të poezisë në skenën e Gjakovës. Ju ftojë ta ndqni këtë prezantim në Mitingun e Poezisë 2013-
( sekuence poeti dhe drejtori i festivalit ne Lodeve Xhulijam Blajn)
Java në syrin tonë 5 maj 13 zeki vehap
E hënë 29 prill
Këshilltarët e Asamblesë Komunale sot debatuan për shumë çështje me interes për qytetarët e komunës së Gjakovës. Secili nga këshilltarët këto cështje po i trajton ashtu sic i thotë Partia…
Shpejt kemi filluar të ankohemi për vapën ende pa ardhë vera. Si duket gjithçka po na zënë rrugën!!!
E martë 30 prill
Duke uthëtuar nga Tirana për në Krumë, lideri i Socialistëve të Shipërisë paska kaluar nëpër Gjakovë. Kur e panë disa kalimtarë Edi Ramën duke ecur këmbë nëpër Gjakovë, i paskan thënë: Ehe… paska ardhë në Gjakovë, Sali Berisha!!!
E mërkurë 1 maj
Sot u shënua dita nderkombëtare e punës. Si po shkon puna me numrin e madh të papunëve kjo ditë po duket se duhet ta ndryshojë emrin: Një maji dita e të papunëve…
E enjte 2 maj
Parku i qytetit po rregullohet dhe po zbukurohet për mrekulli, por si duket jo për këtë verë por për vitin e ri!!!
E premte 3 maj
Maturantët po fluturojnë nga gëzimi. Vetëm provimi i matures i ulë ata në tokë!!!
E shtunë 4 maj
Qendrat e mjeksisë familjare të shtunave dhe të dielave pushojnë. Ju lutem keni kujdes kur të sëmuheni. Leni këtë punë ditëve të punës e asesi në vikend…
Java në syrin tonë 28 prill 13 zeki vehapi
E hënë 22 prill
Sot ishte Dita botërore e planetit tokë. Eh, i fortë kishte pas qenë ky planeti jonë se cka po mban!!! U mbollen sot në parkun e qytetit rreth 1000 lule e të nesërmen disa prej tyre u avulluan!!!
E martë 23 prill
Shkollarët po kanë pushime të shumta, herë pushime verore, pranverore e herë dimërore. Si nuk po ju mbushet mendja diasporës të kenë më shumë pushime në vit, e jo sikur tash vetëm verës. Pushimet e tyre në Gjakovë neve po na japin fuqi!!!
E mërkurë 24 prill
U publikua lista e studentëve që përfituan bursa në vlerë prej 600 eurove në vit. 50 studentë përfitues u gëzuan e të tjerët …kësaj radhe ranë nga provimi…
E enjte 25 prill
Ka filluar projekti per rregullimin e varrezave të qytetit. Sa mirë bile në atëdynja, ta kalojmë bukur, në gjenet…
E premte 26 prill
Maturantët kanë filluar kremten. Tash për tash nuk po pyet kush se me cfarë nota do ta përmbyll vitin shkollor apo provimin e maturës, por kur do të shkojnë në ekskursion dhe cka do të veshin në mbrëmjen e maturës…!
E shtunë 27 prill
Standardi ynë ka rënë dukshëm. Tryeza po bëhet më e varfër , prandaj nuk po munde as te vrapojme dhe nuk i kemi punët mirë me sport!!
Java në syrin tonë 21 prill 13 zeki vehapi
E hënë 15 prill
Pranverës së vonuar ia pam sherrin të gjithë. Domatet dhe specat në treg nuk po lirohen!
E martë 16 prill
Nëpër disa rrugë të Gjakovës kanë filluar punimet në mbulimin e gropave me asfalt. Sëpari ato po rrafshohen e pastaj do të mbulohen me shtresën e re të asfaltit. Ishalla nuk presin shumë se mos po hapen gropat e reja ….
E mërkurë 17 prill
Parku në qendër të qytetit po rinovohet për tu bërë më i bukur. Dy pensionist duke parë se aty po hapen kanale nga punëtorët , i qortuan: Allahile pse po e prishni parkun!!!
E enjte 18 prill
Sivjet po thonë se do ta kemi një fushatë të nxehtë zgjedhore,aq më tepër kur u tha se për një mbledhje të Kuvendit të Kosovës, një deputet merr 250 euro…
E premte 19 prill
Sonte u shfaq mjuzikli i parë me titull “Gëzimi dhe Arjeta” që bënë fjalë për dashurinë dhe peripecitë e dy maturantëve. Skenën e parë të mjuziklit do ta dëshironin të gjithë maturantët- atë të dhënies së provimit të matures…
E shtunë 20 prill
Vëllaznimi edhe sot në Mitrovicë vazhdojë me humbje. Po thonë se pati ndikim atmosfera pas marrëveshjes së Brukselit.
Java në syrin tonë 14 prill 13 zeki vehapi
E hënë 8 prill
Tregu kryesor i Gjakovës në ditën e pazarit ka filluar të bëhet i gjelbër, falë spinaqit dhe qepëve të reja. Jeshillëku i tyre po na mahnit me bukuri edhe xhepat tanë…
E martë 9 prill
Shiut të madh nuk po i përballon as asfalti në rrugë. Dikush nuk është cilësorë, ose asfalti ose shiu sepse ka filluar të shembet…
E mërkurë 10 prill
Pas mbledhjen së kapakëve të pusetave në Gjakovë me të madhe po vazhdon aksioni për mbledhjen e kapakëve të shisheve të plastikës.
E enjte 11 prill
Pas një moti me vranësira e reshje të shumta shiu sot më në fund doli dielli dhe na ngrohi të gjithëve. Të ftohta mbeten vetëm disa premtime të kota…
E premte 12 prill
Sot u njoftua se Teatri Profesionist i Gjakovës, nisi provat për premierën e parë për këtë sezon, komedinë “Revolveri”. Edhe dërrasat e skenës u gëzuan dhe qitën pushkë, se nuk kishin parë premierë me sy që moti…
E shtunë 13 prill
Para ndeshjes futbollistike Vëllaznimi- Drita filluan punimet në rregullimin e rrethojave të fushës. Si duket kjo u bë me qëllim. E panë që futbolistët nuk po arrijnë të shënojnë, gola, i hapën rrethojat që të bëjë gola, publiku… Por as kjo nuk bëri punë…
Java në syrin tonë 7 prill 13 zeki vehapi
E hënë 1 prill
Sot ishte ditë e vecantë për tu kënaqur me rrena. Reporteri i Radio Gjakovës sot u lajmruan nga Aeroportii Gjakovës ku po nisej përfaqësuesja e futbollit të Kosovës drejtë Brazilit!!!
E martë 2 prill
Semaforët e Gjakovës janë karakteristik. Gjithkund përparësi u jepet këmbësorëve, ndërsa te ne veturave.Sapo ndezet e gjelbra, ti ec por në gjysëm të rrugës ndezet e kuqja!!!
E mërkurë 3 prill
Duhangjinjtë i mori pusi me Ligjin e ri kundër pirjes së duhanit në vendet publike. Kësaj rruge duket se do të shkojnë edhe kafeteritë dhe restaurantet
E enjte 4 prill
Sipas disave, nuk paska nevojë për kapakë në puseta, prandaj po i vjedhin… Shyqyr që nuk kanë dalë firma që mbledhin asfalt, se do të na linin edhe pa rrugë…
E premte 5 prill
Studentët udhëtarë po pyesin ku mbetën biletat e subvencionuara për uthëtim drejtë Prishtinës. Si duket ra Ura e Kramovikut dhe premtimi sharroi…
E shtunë 6 prill
Shkollarët i ka lodhur dimri i gjatë, me borë, shi e probleme të ngrohjes, që kishin vështirësuar procesin mësimor, prandaj nga dita e sotme kanë dalë në pushime të pranverës kur moti është i butë dhe kur mundë të pushohet më së miri.
Java në syrin tonë 30 mars 13 zeki vehapi
E hënë 25 mars
Sot për vizitë në Gjakovë erdhi ambasadori britanez Jan Klif i cili u interesua për aeroportin e Gjakovës. Tash pasi rruga kah Kramoviku është ndërprerë për shkak të dëmtimit të Urës mbi Drinin e bardhë, udhëtimi në ajrë është me prioritet!!!
E martë 26 mars
Gropat në rrugët e Gjakovës janë bërë si dallëndyshet të cilat dikur paralajmëronin ardhjen e pranverës. Tash i shef gropat shumë nëpër rrugë dhe e din se paska ardh pranvera…
E mërkurë 27 mars
Sot u shënua dita botërore e Teatrit. Në Gjakovë kjo ditë u shënua në mënyrë të vecantë, në skeën, jo brenda por para Pallatit të Kulturës.
E enjte 28 mars
Sot u diskutua per risit e Ligjit të Ndërtimit në Kosovë . U tha se me ligjin e ri më nuk do të ketë ndërtime pa leje dhe pa cilësi. 14 vjet boll ma!!!
E premte 29 mars
Për ndriçimin publik të Gjakovës po zhvillohen reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Gjatë tërë natës rrugët janë në terr!!!
E shtunë 30 mars
Po flitet se nja 400 qen endacak të rrugëve të Gjakovës gjuetarët i kanë derguar në tjetër dynja. Kjo shprehje ndoshta nuk do të jetë e rëndë për shoqatat që janë kundër eliminimit të qenve endacak.
Java në syrin tonë 24 mars 13 zeki vehapi
E hënë 18 mars
Sot ishte ditë tregu në Gjakovë. Në tregjet e gjelbra dominoi spinaqi. Gjakovarët blenë shumë spinaq, se po e shofin se viteve të fundit në gjak po i mungon hekuri…
E martë 19 mars
Nuk po na ec mirë me ekonominë. Me dasmat shyqyr Zotit, po!!!
E mërkurë 20 mars
Vëllaznimi sot në Pejë luajti mirë por edhe humbi mirë, 3 me 0.
E enjte 21 mars
Sot zyrtarisht erdhi pranvera. Jo zyrtarisht erdhi vjeshta sepse shi ma të madh, moti nuk kemi pa.
E premte 22 mars
Sot u shënua dita botërore e ujit të pijes. Për nder të kësaj date e ngritëm nga një dolli me nga një gotë – jo raki, as cola, por gotë me ujë…
E shtunë 23 mars
Në Gjakovë po mbahet edicioni i dytë i Festivalit të Filmit të shkurtër me temë dashurinë. Adhuruesit e filmit , përmes 24 filmave konkurrues po kanë mundësi të shofin cka është dashuria për 20 vende të botës. Kur nga këto realizime po e krahasojmë me investimet për kinematografinë shqiptare, po na del se paraja po ia shtoka lezetin edhe dashurisë së filmave të vendeve tjera të botës…
Java në syrin tonë 17 mars 13 zeki vehapi
E hënë 11 mars
Investimet kapitale në Komunën e Gjakovës janë fokusuar kryesisht në rregullimin e rrugëve duke përfshi rehabilitimin, asfaltimin dhe pjesërisht ndriçimin e tyre. Ndërkaq investimet kapitale familjare në ushqim, rrymë, telefon e tjera janë fokusuar kryesisht në ditë më të mira…!
E martë 12 mars
Nuk po na ec mirë me ekonominë. Ekonomistët nuk e kanë bërë “hesap” korrupsionin.
E mërkurë 13 mars
Në kuisin e diturisë me titull “Evropa 2013” që u organizua sot në Gjakovë për filloristët e grupmoshave 11deri në 15 vjeq nga komunat Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë më të mirët u treguan nxënësit e shkollës “Bajram Curri” nga Rahoveci. Athua Rahoveci është më afër Evropës a?!!!
E enjte 14 mars
Sa herë po përmendi 14-shin po më shkon mendja tek 14 shkurti dita e të dashuruarve, prandaj po më dridhet xhepi…
E premte 15 mars
Drini i rrëmbyeshëm dëmtoi Urën e Kramovikut dhe u ndalua qarkullimi trafikut. Tash për të udhëtuar në Prishtinë na bie rrotull. Thoshin, se për shkak se Gjakova nuk lidhet me ndonjë rrugë të rëndësishme, ka mbetur “zorrë qorre” e Kosovës. Tash si duket, derisa të ndërtohet Ura, do të na thonë, zorrë qorre me dioptri të lartë”…
E shtunë 16 mars
Sot u promovua libri “Lojrat popullore të Gjakovës”. Populli po luan shumë lojëra, por pak po fiton….
Java në syrin tonë 10 mars 13 zeki vehapi
E hënë 4 mars
Qeveria e Kosovës njoftoi se më në fund ka marrë vendim për Hapjen e Universitetit Publik në Mitrovicë, Gjilan e edhe në Gjakovë. Shumë vjet përpara Prizrenit përmendej Gjakova, por gjërat ndryshuan, Prizreni u bë me univerzitet. Tash ishalla nuk ndërrohen qytetet…
E martë 5 mars
E zgjodhëm një barcoletë dite: E pyeti mësuesja Benin, kush janë paralajmëruesit e stinës së pranverës, ndërsa nxënësi nuk përmendi as dallëndyshe e as lejlek por ia ktheu shkurt: Gropat në rrugë, mësuese, sepse sa herë vjen pranvera nëpër asfalt ka plot gropa, bile edhe në rrugën para shkollës, dhe shpesh veturat bijnë në gropat me ujë dhe na spërkasin, na bëjnë qullë…
E mërkurë 6 mars
Me ditët e ngrohta parku kryesor i qytetit vazhdoi të rregullohet. U hoq fontana. Tash ujë mundë të pini tek kroni i …. shtëpisë suaj…
E enjte 7 mars
Filloi sezoni i dasmave. Drejtoria e Arsimit sot për nja 500 mësimdhënësit e Gjakovës në ditën e tyre organizoi dasëm gjakovare me Xenin…
E premte 8 mars
Sot krejt dita shkoi në shenjë të 8 Marsit. Kudo dominuan gratë. Në shtëpi , në rrugë, në restaurante. Burrat sot punuan sipas motos “Lepe pekej”…
E shtunë 9 mars
Femrat edhe sot menduan se është festa e tyre, por kishin pas qenë në ëndërr!!!
Java në syrin tonë 3 mars 13 zeki vehapi
E hënë 25 shkurt
Sot në Gjakovë ishte ditë tregu. Kush po pyet për pare vec a ka shporta apo karroca marketi për me i vendos artikujt!?
E martë 26 shkurt
Në Gjakovë ka filluar aksioni për eliminimin e qenve endacak. Macet nuk kanë nevojë për aksione,sepse ato këtë muaj mirëkuptohen…
E mërkurë 27 shkurt
Sot u tha se 50 student gjakovarë do të marrin bursa nga komuna. Kriteret janë të ashpra. Kriteri kryesor është që studentët përfitues duhet të kenë durim derisa ti marrin bursat.
E enjte 28 shkurt
Këshilltarët komunal sot debatuan shumë tema prandaj për herë të parë iu sollën nga një makiato. Për këtë gjest pati pajtueshmëri mes pozitës dhe opozitës…
E premte 1 mars
Muaji mars në Gjakovë filloi me mot të bukur e me diell. Kjo është shenjë se do të kemi pranverë me borë.
E shtunë 2 mars
Kinemeatografia kosovare po arrin suksese. Një organizatë studentore në festival filmi për korrupsion, ndau oskare…
Java në syrin tonë 28 prill 13 zeki vehapi
E hënë 22 prill
Sot ishte Dita botërore e planetit tokë. Eh, i fortë kishte pas qenë ky planeti jonë se cka po mban!!! U mbollen sot në parkun e qytetit rreth 1000 lule e të nesërmen disa prej tyre u avulluan!!!
E martë 23 prill
Shkollarët po kanë pushime të shumta, herë pushime verore, pranverore e herë dimërore. Si nuk po ju mbushet mendja diasporës të kenë më shumë pushime në vit, e jo sikur tash vetëm verës. Pushimet e tyre në Gjakovë neve po na japin fuqi!!!
E mërkurë 24 prill
U publikua lista e studentëve që përfituan bursa në vlerë prej 600 eurove në vit. 50 studentë përfitues u gëzuan e të tjerët …kësaj radhe ranë nga provimi…
E enjte 25 prill
Ka filluar projekti per rregullimin e varrezave të qytetit. Sa mirë bile në atë dynja, ta kalojmë bukur, në gjenet…
E premte 26 prill
Maturantët kanë filluar kremten. Tash për tash nuk po pyet kush se me cfarë nota do ta përmbyll vitin shkollor apo provimin e maturës, por kur do të shkojnë në ekskursion dhe cka do të veshin në mbrëmjen e maturës…!
E shtunë 27 prill
Standardi ynë ka rënë dukshëm. Tryeza po bëhet më e varfër , prandaj nuk po munde as te vrapojme dhe nuk i kemi punët mirë me sport.
Java në syrin tonë 21 prill 13 zeki vehapi
E hënë 15 prill
Pranverës së vonuar ia pam sherrin të gjithë. Domatet dhe specat në treg nuk po lirohen!
E martë 16 prill
Nëpër disa rrugë të Gjakovës kanë filluar punimet në mbulimin e gropave me asfalt. Sëpari ato po rrafshohen e pastaj do të mbulohen me shtresën e re të asfaltit. Ishalla nuk presin shumë se mos po hapen gropat e reja ….
E mërkurë 17 prill
Parku në qendër të qytetit po rinovohet për tu bërë më i bukur. Dy pensionist duke parë se aty po hapen kanale nga punëtorët , i qortuan: Allahile pse po e prishni parkun!!!
E enjte 18 prill
Sivjet po thonë se do ta kemi një fushatë të nxehtë zgjedhore,aq më tepër kur u tha se për një mbledhje të Kuvendit të Kosovës, një deputet merr 250 euro…
E premte 19 prill
Sonte u shfaq mjuzikli i parë me titull “Gëzimi dhe Arjeta” që bënë fjalë për dashurinë dhe peripecitë e dy maturantëve. Skenën e parë të mjuziklit do ta dëshironin të gjithë maturantët- atë të dhënies së provimit të matures…
E shtunë 20 prill
Vëllaznimi edhe sot në Mitrovicë vazhdojë me humbje. Po thonë se pati ndikim atmosfera pas marrëveshjes së Brukselit.
Java në syrin tonë 14 prill 13 zeki vehapi
E hënë 8 prill
Tregu kryesor i Gjakovës në ditën e pazarit ka filluar të bëhet i gjelbër, falë spinaqit dhe qepëve të reja. Jeshillëku i tyre po na mahnit me bukuri edhe xhepat tanë…
E martë 9 prill
Shiut të madh nuk po i përballon as asfalti në rrugë. Dikush nuk është cilësorë, ose asfalti ose shiu sepse ka filluar të shembet…
E mërkurë 10 prill
Pas mbledhjen së kapakëve të pusetave në Gjakovë me të madhe po vazhdon aksioni për mbledhjen e kapakëve të shisheve të plastikës.
E enjte 11 prill
Pas një moti me vranësira e reshje të shumta shiu sot më në fund doli dielli dhe na ngrohi të gjithëve. Të ftohta mbeten vetëm disa premtime të kota…
E premte 12 prill
Sot u njoftua se Teatri Profesionist i Gjakovës, nisi provat për premierën e parë për këtë sezon, komedinë “Revolveri”. Edhe dërrasat e skenës u gëzuan dhe qitën pushkë, se nuk kishin parë premierë me sy që moti…
E shtunë 13 prill
Para ndeshjes futbollistike Vëllaznimi- Drita filluan punimet në rregullimin e rrethojave të fushës. Si duket kjo u bë me qëllim. E panë që futbolistët nuk po arrijnë të shënojnë, gola, i hapën rrethojat që të bëjë gola, publiku… Por as kjo nuk bëri punë…
Java në syrin tonë 7 prill 13 zeki vehapi
E hënë 1 prill
Sot ishte ditë e vecantë për tu kënaqur me rrena. Reporteri i Radio Gjakovës sot u lajmruan nga Aeroportii Gjakovës ku po nisej përfaqësuesja e futbollit të Kosovës drejtë Brazilit!!!
E martë 2 prill
Semaforët e Gjakovës janë karakteristik. Gjithkund përparësi u jepet këmbësorëve, ndërsa te ne veturave.Sapo ndezet e gjelbra, ti ec por në gjysëm të rrugës ndezet e kuqja!!!
E mërkurë 3 prill
Duhangjinjtë i mori pusi me Ligjin e ri kundër pirjes së duhanit në vendet publike. Kësaj rruge duket se do të shkojnë edhe kafeteritë dhe restaurantet
E enjte 4 prill
Sipas disave, nuk paska nevojë për kapakë në puseta, prandaj po i vjedhin… Shyqyr që nuk kanë dalë firma që mbledhin asfalt, se do të na linin edhe pa rrugë…
E premte 5 prill
Studentët udhëtarë po pyesin ku mbetën biletat e subvencionuara për uthëtim drejtë Prishtinës. Si duket ra Ura e Kramovikut dhe premtimi sharroi…
E shtunë 6 prill
Shkollarët i ka lodhur dimri i gjatë, me borë, shi e probleme të ngrohjes, që kishin vështirësuar procesin mësimor, prandaj nga dita e sotme kanë dalë në pushime të pranverës kur moti është i butë dhe kur mundë të pushohet më së miri.
Java në syrin tonë 30 mars 13 zeki vehapi
E hënë 25 mars
Sot për vizitë në Gjakovë erdhi ambasadori britanez Jan Klif i cili u interesua për aeroportin e Gjakovës. Tash pasi rruga kah Kramoviku është ndërprerë për shkak të dëmtimit të Urës mbi Drinin e bardhë, udhëtimi në ajrë është me prioritet!!!
E martë 26 mars
Gropat në rrugët e Gjakovës janë bërë si dallëndyshet të cilat dikur paralajmëronin ardhjen e pranverës. Tash i shef gropat shumë nëpër rrugë dhe e din se paska ardh pranvera…
E mërkurë 27 mars
Sot u shënua dita botërore e Teatrit. Në Gjakovë kjo ditë u shënua në mënyrë të vecantë, në skeën, jo brenda por para Pallatit të Kulturës
E enjte 28 mars
Sot u diskutua per risit e Ligjit të Ndërtimit në Kosovë . U tha se me ligjin e ri më nuk do të ketë ndërtime pa leje dhe pa cilësi. 14 vjet boll ma!!!
E premte 29 mars
Për ndriçimin publik të Gjakovës po zhvillohen reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Gjatë tërë natës rrugët janë në terr!!!
E shtunë 30 mars
Po flitet se nja 400 qen endacak të rrugëve të Gjakovës gjuetarët i kanë derguar në tjetër dynja. Kjo shprehje ndoshta nuk do të jetë e rëndë për shoqatat që janë kundër eliminimit të qenve endacak.
Java në syrin tonë 24 mars 13 zeki vehapi
E hënë 18 mars
Sot ishte ditë tregu në Gjakovë. Në tregjet e gjelbra dominoi spinaqi. Gjakovarët blenë shumë spinaq, se po e shofin se viteve të fundit në gjak po i mungon hekuri…
E martë 19 mars
Nuk po na ec mirë me ekonominë. Me dasmat shyqyr Zotit, po!!!
E mërkurë 20 mars
Vëllaznimi sot në Pejë luajti mirë por edhe humbi mirë, 3 me 0.
E eenjte 21 mars
Sot zyrtarisht erdhi pranvera. Jo zyrtarisht erdhi vjeshta sepse shi ma të madh, moti nuk kemi pa.
E premte 22 mars
Sot u shënua dita botërore e ujit të pijes. Për nder të kësaj date e ngritëm nga një dolli me nga një gotë – jo raki, as cola, por gotë me ujë…
E shtunë 23 mars
Në Gjakovë po mbahet edicioni i dytë i Festivalit të Filmit të shkurtër me temë dashurinë. Adhuruesit e filmit , përmes 24 filmave konkurrues po kanë mundësi të shofin cka është dashuria për 20 vende të botës. Kur nga këto realizime po e krahasojmë me investimet për kinematografinë shqiptare, po na del se paraja po ia shtoka lezetin edhe dashurisë së filmave të vendeve tjera të botës…
Java në syrin tonë 24 mars 13 zeki vehapi
E hënë 18 mars
Sot ishte ditë tregu në Gjakovë. Në tregjet e gjelbra dominoi spinaqi. Gjakovarët blenë shumë spinaq, se po e shofin se viteve të fundit në gjak po i mungon hekuri…
E martë 19 mars
Nuk po na ec mirë me ekonominë. Me dasmat shyqyr Zotit, po!!!
E mërkurë 20 mars
Vëllaznimi sot në Pejë luajti mirë por edhe humbi mirë, 3 me 0.
E enjte 21 mars
Sot zyrtarisht erdhi pranvera. Jo zyrtarisht erdhi vjeshta sepse shi ma të madh, moti nuk kemi pa.
E premte 22 mars
Sot u shënua dita botërore e ujit të pijes. Për nder të kësaj date e ngritëm nga një dolli me nga një gotë – jo raki, as cola, por gotë me ujë…
E shtunë 23 mars
Në Gjakovë po mbahet edicioni i dytë i Festivalit të Filmit të shkurtër me temë dashurinë. Adhuruesit e filmit , përmes 24 filmave konkurrues po kanë mundësi të shofin cka është dashuria për 20 vende të botës. Kur nga këto realizime po e krahasojmë me investimet për kinematografinë shqiptare, po na del se paraja po ia shtoka lezetin edhe dashurisë së filmave të vendeve tjera të botës…
Java në syrin tonë 17 mars 13 zeki vehapi
E hënë 11 mars
Investimet kapitale në Komunën e Gjakovës janë fokusuar kryesisht në rregullimin e rrugëve duke përfshi rehabilitimin, asfaltimin dhe pjesërisht ndriçimin e tyre. Ndërkaq investimet kapitale familjare në ushqim, rrymë, telefon e tjera janë fokusuar kryesisht në ditë më të mira…!
E martë 12 mars
Nuk po na ec mirë me ekonominë. Ekonomistët nuk e kanë bërë “hesap” korrupsionin.
E mërkurë 13 mars
Në kuisin e diturisë me titull “Evropa 2013” që u organizua sot në Gjakovë për filloristët e grupmoshave 11deri në 15 vjeq nga komunat Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë më të mirët u treguan nxënësit e shkollës “Bajram Curri” nga Rahoveci. Athua Rahoveci është më afër Evropës a?!!!
E enjte 14 mars
Sa herë po përmendi 14-shin po më shkon mendja tek 14 shkurti dita e të dashuruarve, prandaj po më dridhet xhepi…
E premte 15 mars
Drini i rrëmbyeshëm dëmtoi Urën e Kramovikut dhe u ndalua qarkullimi trafikut. Tash për të udhëtuar në Prishtinë na bie rrotull. Thoshin, se për shkak se Gjakova nuk lidhet me ndonjë rrugë të rëndësishme, ka mbetur “zorrë qorre” e Kosovës. Tash si duket, derisa të ndërtohet Ura, do të na thonë, zorrë qorre me dioptri të lartë”…
E shtunë 16 mars
Sot u promovua libri “Lojrat popullore të Gjakovës”. Populli po luan shumë lojëra, por pak po fiton….
A ju kujtohet se si përpara e përdornim thënien “Mos u bofsh me të kajt(vajtuar) Rahoveci”,? Tash kanë ndryshuar gjërat Rahoveci është zhvilluar ekonomikisht. Po thonë : “Mos u bofsh me të kajt Gjakova”…
Këshilltarët komunal të Gjakovës edhe sot i dërguan “selam” Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit se duhet ta miratojnë vendimin për Universitetin Publik të Gjakovës. Para shumë vjetësh gjakovarët kërkonin Universitetin e dytë Publik në Kosovë e tash, po e kërkojnë të katërtin apo të pestin…
Sot në Gjakovë ishte si zakonisht ditë tregu. Ofertat nuk po mungojnë asnjëherë. Sot e dëgjuam edhe një muhalif dite. Oferta më e re tregtare për një konsumator : Blej dy e merre një!!!
Projektet e Partneritetit Publiko Privat u disktuan sot në Gjakovë me përfaqësuesit e projektit “Nisma për Zhvillim dhe Stabilitete Fiskal”. Këto janë projekte që privatistët shfrytëzojnë pronën shoqërore dhe punojnë, jo vetëm për të mirën e vet, por edhe të qytetarëve…
Vogëlushët gjakovarë u treguan të shkathtë në realizimin filmave të shkurtër. Fituan vendet e para në Kosovë. Ndërsa për të rritur, demek për filma të gjatë, në Prishtinë po na i presin teshat…(FILMAT…)
Për një vit në komunën e Gjakovës janë punësuar 407 persona. Mbi 6 mijë ende kanë vazhduar të shohin ëndërr një vend pune.
Arbahini, që ka emër të egër nga mrazi, sot mbaroi ndërsa moti pranverës i gjasojë. Tash po i frikësohemi plakave…
Shiu i madh ka mbushur edhe pusetat në disa rrugë të Gjakovës. Shiu ka mbushur edhe disa bodrume të shtëpive. Shiu ka nxjerrë në shesh edhe bërllokun që hedhet nëpër puseta…shiu ka pastruar edhe Krenen… Shiu ka larë edhe rrugët… shiu na shpëtoi….
Në garat muzikore televizive në Shqipëri, solistët nga Gjakova po shkëlqejnë. Në Kosovë televizionet tona po bëjnë gara televizive të politikanëve, prandaj solistët nuk po vijnë në shprehje…
Kinematografia kosovare po arrin suksese. Një organizatë studentore, organizoi një festival filmi për korrupsion ku ndau “Oscar”-e…
Faturat e larta të energjisë elektrike irrituan qytetarët dhe zgjuan debate edhe në rrjetet sociale, ku është debatuar rreth asaj se KEK-u ka trefishuar faturat e rrymës. Mirëpo ka pasur edhe shumë barsoleta që e ndoqën këtë gjendje. E para tipike gjakovare: “Kur e morra faturën mendova se mos është për krejt mahallen”…!!! dhe e dyta: “Kur e pashë çmimin e shpenzimit të energjisë elektrike, më ra terri syve…”
Java në syrin tonë 3 mars 13 shkruan: zeki vehapi
E hënë 25 shkurt
Sot në Gjakovë ishte ditë tregu. Kush po pyet për pare vec a ka shporta apo karroca marketi për me i vendos artikujt!?
E martë 26 shkurt
Në Gjakovë ka filluar aksioni për eliminimin e qenve endacak. Macet nuk kanë nevojë për aksione,sepse ato këtë muaj mirëkuptohen…
E mërkurë 27 shkurt
Sot u tha se 50 student gjakovarë do të marrin bursa nga komuna. Kriteret janë të ashpra. Kriteri kryesor është që studentët përfitues duhet të kenë durim derisa ti marrin bursat.
E enjte 28 shkurt
Këshilltarët komunal sot debatuan shumë tema prandaj për herë të parë iu sollën nga një makiato. Për këtë gjest pati pajtueshmëri mes pozitës dhe opozitës…
E premte 1 mars
Muaji mars në Gjakovë filloi me mot të bukur e me diell. Kjo është shenjë se do të kemi pranverë me borë.
E shtunë 2 mars
Kinemeatografia kosovare po arrin suksese. Një organizatë studentore në festival filmi për korrupsion, ndau oskare…
Java në syrin tonë 24 shkurt 13 zeki vehapi
E hënë 18 shkurt
Mos hani peshk me prejardhje nga Tajlanda e as mos pini disa lloje të qumështit se paska mundësi të kenë një prezencë të elementeve të dëmshme për shëndetin. Këto ushqime po i nënshtrohen kontrollit të detajuar, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës. Hani peshk vendor të Llukacit, Erenikut dhe të Drinit dhe pini qumësht të livadheve të Gjakovës…
E martë 19 shkurt
Metereologët sot ia huqen prognozes për motin.Thanë se do të ketë shi e borë, por në Gjakovë ishte verë!!! Kjo megjithatë është mirë për ne, por ishalla nuk na del në verë të bie borë…
E mërkurë 20 shkurt
Kur bleni kujdes nga kodet dhe cmimet e artikujve ushqimor. Shikoni a është emri i artikullit i vërteti, sepse mundë të paguani suxhuk shtëpie e ju keni blerë pulë….
E enjte 21 shkurt
Në garat muzikore televizive në Shqipëri, solistët nga Gjakova po shkelqejnë. Në Kosovë televizionet tona po bëjnë gara televizive të polikanëve, prandaj solistët nuk po vijnë në shprehje…
E premte 22 shkurt
Niveli i Liqenit të Radoniqit cdo ditë po mbushet me nga 4 centimetra në tërë sipërfaqen e tij. Po thonë se do të kemi ujë me bollëk edhe në verë nëse nuk i lajmë rrugët dhe ujisim kopshtet, sikurse edhe nëse i pagujamë faturat…
E shtunë 23 shkurt
Pallati i sporteve në Gjakovë edhepse ishte planifikuar të rinovohet për tre muaj. Kjo nuk po ngjanë. Skuadrat tona po luajnë nëpër stadiume të qyteteve tjera. Publiku ndeshjet po i shikon në Gjakovë, në televizion…
RETH E RROTULL Gjakovës
Orët dhe minutat sot me 31 dhjetor 2012 kanë ecur më shpejt drejt mesnatës. Të gjithë shpejtonin për të blerë sa më shumë gjëra ushqimore dhe për ti ngrënë ato sa më shpejtë- për një natë, pa e ditur se muaji i parë i vitit i ka 31 ditë…
Viti i Ri 2013 në Gjakovë ka nisur me lindjen e vajzave. Thonë se vajzat e kanë këmbën e lehtë e me fat ndaj urojmë që ta kemi të lehtë edhe gjithë vitin…
Vitin e Ri disa gjakovarë e priten gjatë gjithë javës nëpër hotele e restaurante… Tashmë është e ditur se datën e dasmave po e caktojnë muzikantët, mirëpo nuk është ditur se edhe datën e ardhjes së Baba dimrit e caktojnë ata…
Qendrat tregtare nuk po kanë kohë të marrin frymë nga tollovitë e konsumatorëve për festën e Vitit të Ri. Frymë lehtë po marrin vetëm xhepat tanë…
Sot lexuam se njerëzit jetojnë më gjatë, pra nuk plaken shpejtë nëse jetojnë në ambiente me ajër të pastër. Gjakova është qyteti më i pastër sa i takon ndotjes së ambientit nga fabrikat dhe tymtarët…! Do të jetojmë gjatë!
Kompania e Ujësjellësit Radoniqi sot vlerësojë punën e suksesshme të vitit në furnizimin me ujë të pijes. Sa i takon cilësisë së ujit, u tha se cilësia e ujit që konsumojmë ne, është më e mira në regjion. Vetëm “coca cola” mund të na kaloi…!!!
Sot u shpallen më të mirët në sport për këtë vit. Triumfoi futbolli i vogël. Futbolli i madh si duket ka rënë në gjumë!!!
Komuna e Gjakovës shpalli bizneset më të suksesshme të vitit. Për arritjet në biznes biznesmenëve iu dhurua nga një kalendar, stilograf dhe një shkreps….! Kalendari iu dhurua për të mbajtur mend ditët e javës, shkrepsa për ti djegur dobësitë në biznes ndërsa stilografi për të shkruar sa më shumë numra e shifra fitimi….
Gjakova shpalli fermerët më të suksesshëm të vitit 2012. Për dallim nga vitet tjera, që ky manifestim mbahej në restaurante, sivjet u mbajt në Pallatin e Kulturës. Bujqit morën mirënjohje në skenë ndërsa spektatorët provuan ushqimet në shkallët dhe korridore të pallatit….
Sot u vu guri themeltar i impiantit për riciklimin e mbeturinave dhe ujërave të zeza për prodhimin e energjisë elektrike dhe termike. Demek nga mbeturinat fitohet rryma dhe punësohen rreth 400 punëtorë. Sa interesant, 143 milion dollarë shkojnë në bërllogë…
Vuarja e Gurëthemelit të Qendrës inovative të biznesit në Gjakovë u shty për një termin tjetër, kur të ndreqet moti…
21 dhejtori 2012 ishte dita më e përfolur në botë për fundin e botës, demek kiametin. Nuk u frikësuam fare, se e dinim se po të përmbysej bota, do të kishim dalë nga ky kiamet!!! Edhe sot po flitet për 21 dhjetorin. Shpëtuam. Lexuam në fejsbuk mesazhet e disa gjakovarëve: Përshëndetje! Nëse jeni gjallë ta bëjmë “like”, nëse nuk jeni gjallë –“koment”…
Sot u publikuan disa të dhëna interesante për gjendjen e vështirë sociale . 33% e banorëve të Gjakovës nuk kanë mundësinë e sigurimit të një racioni me mish në javë. E vërtetë qenka, se po e mbajmë shpirtin vetëm me gjizë me speca…
Rubrika këtu e mbaron Vitin e Vjetër. Gëzuar Viti i Ri, me bereqet, dashuri e me më pak xhelozi! Më shumë punë se dembeli! Me më shumë vende të reja pune dhe më pak papunësi! Me shumë dasma e kënaqësi , më pak familje pa kulm mbi kokë e varfëri…
Ha..ha..ha…- Hi, hi, hi… Urime Vitin e Ri…
RRETH E RROTULL Gjakovës
Kur tregu kryesor i pemëve dhe perimeve u transferua larg, nga qendra te Ura e Tabakut, ankoheshim në vështirësitë e udhëtimit këmbë deri atje , tash pas kaq vitesh kur këmbët nuk po i ankojmë, po përtojmë të shkojmë se nuk po kemi me çka me ble …
Në Gjakovë u shfaq një koncert madhështor i muzikës klasike ku morën pjesë anëtarë të Filarmonisë së Vjenës me violinistin Shkelzen Doli. Kërkesat për një biletë hyrëse ishin jashtëzakonisht të mëdha. Kishte edhe të atillë që më shumë ju pëlqente vtëm të ishin brenda në sallë se sa të dëgjonin e përjetonin muzikën e Vivaldit, Shtrausit… se zakonisht kur flasin për muzikën e tillë, thonë se iu dhemb koka…
Gjakova për festa është veshur “kuq e zi”, me shpirtin patriotik, zemrën e bardhë, mendjen e hollë por me xhepa të lehtë!
Shumë ekskursione dështuan se festa i ra në mes të javës dhe nuk qe e mundur të lidheshin ditët e festës me fundjavën. Kjo ua prishi qejfin disave që ishin mësuar me ditët e zgjatura të festave e asnjëherë të mësohen me ditët e zgjatura të punës…
Në Qafë Morinë të Gjakovës u përurua autostrada digjitale Kosovë-Shqipëri. Tash mundë të flasim me internet të cilësisë së lartë. Përshembull fejsbukun (facebook) kanë fillu ta përdorin edhe plakat. Ato po i këqyrin nuset për djem e nipat e vet… Pra, për me fol e me u argetu po na krijohen kushte shumë të volitëshme, por për me punu, ma pak…
Nuk mbahet mend që për një ditë në Gjakovë të ketë pasur kaq shumë veprimtari kulturore e përkujtuese ku dominuan promovimet e librave dhe ku njerzit shpejtonin nga një sallë në tjetren. Në vend se këto të ndaheshin në disa ditë të javës ato u mbajëtn për një ditë, pra ditën e shtunë… Duket se e shtuna është më e përshtatshmja sepse, të dielen njerëzit janë të zënë, është dita e banjos, e hëna ditë pazari, e martja dita e grave e kështu me radhë… nuk ka ditë tjetër të lirë…!
Distanca nga Gjakova në Pejë është 36 kilometra ndërsa Prishtina rreth 90 kilometra, por po të udhëtoni me autobusë, për të njejten kohë mbërrini si në Pejë ashtu edhe në Prishtinë. Duket se deri në Pejë ka afro 50 stacione e deri në Prishtinë ka më pak ndalje…
Në Gjakovë u organizua festa e mjaltit. Bletët hedhen valle nga gëzimi por njëkohësisht protestuan se vizitoret nuk ua blenë aq sa duhet produktin…
Çapitje gjakovare
Kafe llafe…
Na ka kaluar tashmë në traditë që për “punët e mëdha” të përditshmërisë, ekzistencës, punës, dështimeve dhe arritjeve të flasim më me zë në “oda”, “zijafete” dhe duke pirë kafe e duke zënë gojësh qindra tema nga më të ndryshmet pa u bërë edhe vetëkritik për atë që do të mundë ta bënim për të mirën e Gjakovës. Pyetni mikun tuaj se çfarë ka qenë fjalia e parë e bisedës së ditës. Qindpërqind do tu thotë se kryefjala e kuvendimeve ka qenë: Gjakova dikur ishte me kaq e kaq fabrika, me kaq e kaq punëtorë, ndërsa sot po përpëlitet me njëqind halle dhe ka ngec si “zorrë qorre” e Kosovës…
Ky është realiteti I përditshmërisë gjakovare, kur rrimë e pimë kafe dhe bëjmë llafe, më shumë për dështime, keqpërdorime, pasurime të paligjshme se sa për të nisë një iniciativë, një nxitje , një përkushtim për ide të reja. Gjithnjë në pritje se dikush tjetër duhet të bëjë këto punët e përbashkëta, duke ikur vetë nga përgjegjësia morale, që kemi secili nga ne si qytetarë të denjë që në zemër e kemi Gjakovën.
Humoreska
RRETH E RROTULL GJAKOVËS
Receta e vitit të mbarë 2009
Merrni pak optimizëm, shtoni dëshirën dhe vullnetin për punë, hiqni elementet e premtimeve të kota dhe brumin përzieni mirë. Ju bëftë mirë, dhe gëzuar Viti i Ri 2009, ju uron rubrika humoristike “Rreth e rrotull Gjakovës”…
EULEKSI
EULEKSI u shtri në tërë Kosovën, por gjashtë pikat nuk po dihet a u shtrinë a jo?!!!
BEREQETI
Përpara kur binte shi në Gjakovë gëzoheshim të gjithë sepse shtohej bereqeti, rriteshin prodhimet bujqësore prej të cilave shumë familje jetonin. Sot kur bie shi po hidhërohemi sepse po na lagen këpucët …
KABLLOVIKU
Në Gjakovë në shumë shtëpi ka hyrë kablloviku por shumëkujt nuk po ia rrok programin e muhalifeve të Gjakovës që po ndodhin për çdo ditë. Së paku nuk kemi qare pa e hap një libër te kurioziteteve dhe muhalifeve në Gjakovë…
AJRI I PASTËR
Sot lexuam se njerëzit jetojnë më gjatë, pra nuk plaken shpejtë nëse jetojnë në ambiente me ajër të pastër. Gjakova është qyteti më i pastërti sa i takon fabrikave dhe tymtarëve…Gati s ka hiq…!
GJENERATORI MË I MIRË I VITIT
Reduktimet arritën përsëri. Gjeneratorët përsëri po zhurmojnë rrugëve të Gjakovës . Dëgjuam se në fund të vitit do të zgjidhet gjeneratori që bën zhurmë më të vogël.
NIVELI
Pas reshjeve të mëdha të shiut liqeni u ngrit për një metër e gjysmë ndërsa furnizimi I qytetarëve me ujë u shtua edhe për një kat e gjysmë në ndërtesat shumëkatëshe. Nuk po dihet a shënoi ngritje shkalla e borxheve..
E MERKUR 3 DHJETOR ’08
Sot nga reshjet e mëdha të shiut, uji mbulojë rrugët e Gjakovës dhe shpalojë bërllokun e kanalizimit, që disa qytetar e hedhin … Nuk vërshuan lumenjtë, por bodrumet e gjakovarëve…
ORARI I MËSIMEVE SIPAS KEK-UT
Nxënësit e ndërrimeve të pasdites e kanë mësu orarin e reduktimeve të energjisë elektrike. Edhe pse I kanë gjashtë orë mësimore, librat I marrin për dy orët e para, sa është dritë në klasa.
FEJESA NË MËNYR ALLA-TURKA
Kështu asht kjo punë, jep provimet me sukses, e kryen me kohë fakultetin e kur vjen koha me e dhanë provimin e jetës, me zgjedhë fatin e tij – ngecë, mbetet i hutuem, si para ndonji pikture ultramoderne të Pikasos. M’u duk qesharake kur nji shok i imi më ndali dhe m’u lut që të bahem ndërmjetësues për nji vajzë.
-Allahile, mos u ban axhami se nuk të ka hije, je qytetar akademik, madje edhe mësitnija (shkesi) si institucion asht demodue dhe i ka dalë boja.
-Ti e din se në fakultet s’kam pasë kohë për këso punësh, e tash s’po kam guxim. Mandej, motra, çika të hallave, tezeve e kojshi si asht adet me ndërmjetësue nuk kam. Prandej të zgjedha ty që të ndërhysh për këtë punë.
Dhimbshëm më shikon. Nuk mundem ta refuzoj. Kush është ajo? – e pyes.
-Tani edhe pak ka për të kaluar këndej.
Mbas pak kohe defiloi ajo. I afrohem, e kundroj dhe çuditem. Çka dreqi e ka gjetë të dashurohet me të? Dy sy gështejë, qafën që me u kap n’te miku im mundet me u sjellë si n’ring-shpill, jo ma shumë
se dy këmbë, shkurt-kurrgja interesante. Fillova t’i flas në mënyrë indiferente për shokun.
-Kush asht ai? – më pyeti shkurt.
Ia tregoj shokun që rrinte fshehur mbas kioskut. Ai skuqet dhe zhduket dikund.
-S’qenka me u qitë poshtë-, më thotë në mënyrë non-shalante.
-Çka ka ai?- vazhdoi të pyeste ajo.
-Nanën e babën.
-Nuk mendova për atë. S’po jam ngushtë për ta, por çka ka që të mundem me e marrë si ngushëllim.
-Paj, fakultetin.
-More po mendoj për standard, se fakultetin po e merr maca e kuca. A ka kerr?
-Më duket se jo, veç nji dajë i tij ka nji me dy buej në katund, – mundohem me u ba hajgarexhi, duke nxjerrë nji mahi prej Nastradinit.
-Mos me shit mend këtu , keshe s’po kupton. A ka limuzinë?!!!
Vrapoj mbas kiosku për ta pyetur shokun.
-Jo vlla, veç një ‘Shkoda’ prej atyre të kohës Dubçekut. Edhe provimin për shofer e kam të dhanun.
I tregoj asaj.
-A mundet me ma ba dollamin e arit?
-Paj…asish…po ebu, kollaj e bajmë i thash, dhe u habita si u kap për nji cikrrimë te këtillë. Mendova se duhen blerë dy metra kadife. Ma vonë morra vesh se dollama e arit ish’ kapuç me mangë e kushton sa krejt eksporti i Kosovës…plus importi ilegal.
-E jelek xhevanli?
-Edhe ate, – e rrejta pa pikë turpi si çdo mesit, se pritova të shkoja për ta pyetur burrin e botës.
-Tash mundesh me më lypë te baba.
-Do me thanë po të pëlqen djali.
-Te unë asht krejt në rregull, vetëm duhet me e marrë pëlqimin nga prindët formalisht.
Besa baba i saj mirë më priti, e unë, si asht adeti, ia nisa “Allahu nemrile, Pejgameri kaulidhe…”. fillova ta lavdëroja dhandrrin. Nji të vërtetë e dhjetë rrena, si çdo mesit i mirë ma! Baba i saj, ose ishte shumë përparimtar ose ishte me nerva të dobëta që ia ka humbë në luftë, por ma preu fjalimin tim maratonik duke më thanë;
-Faleminderës që më ke begenisë për mik e je ardhë me ma lypë çikën, veç more dashamir, kanë ardhë kohna të këqija, se tash rrallë ndodhë me të cakatë mesiti në shtëpi se mesitë jane ba parqet, rrugët, kafenetë…por ma mirë po e pyes çikën, se ma vonë nuk due me pasë dhimje kreje.
E thirri në dhomë. Herifes syni nuk i bani vërr kur tha:
-Mue ai trullani aspak nuk më pëlqen, veç m’u ka ngjitë e s’po më shkapet. Për me e hjekë qafe i thashë me më lypë te baba.
E pashë që nuk qenka punë shehadeti dhe u çova. Mbas dy muejve e mora vesh se ishin fejue. Kur e pyeta vajzën, si ndodhi nji gja e tillë, m’u përgjegj:
-Kështu e kemi na adet, gjysmë all-turka, gjysmë alla-franga. Në fillim e afrojmë dhe njikohësisht e refuzojmë për me i ba reklamë vedit, e mandej prap e ngashjejmë kur nuk gjejmë ndonjë kandidat më të mirë.