Ja si do të duket lumi Krena në të ardhmen
Lumi Krena, që paraqet bukurinë dhe freskinë më të madhe të qytetit është në hall të madh prej mbeturinave. Nuk bënë kush “merhamet” pa hedhur mbeturina! Tash në verë kur ka edhe shumë më pak ujë, kalimtarët e rastit ankohen për shëmtinë dhe aromën që ato japin.
Anipse kohë pas kohe Krena po pastrohet, nuk po shkon gjatë dhe sërish disa të papërgjegjshëm po hedhin gjithçka! Në pritje të vetëdijesimit për ta mbajtur të pastër lumin Krena, po na mbanë shpresa se dikur pikërisht ky lum do të jetë vendi më atraktiv I joni dhe I mysafirëve që e vizitojnë Gjakovën
Gjakova e ka projektin për transformimin e pjesës së qytetit të shtratit të lumit “Krena” prej urës së Islam Begut deri tek ura e Namazgjahut. E kanë bërë arkitektët e rijnë Erblin Bucaliu, Dea Luma dhe Rrita Pula që kanë fituar në konkursin ndërkombëtarë Europan.Po pritet që ky projekt do të ndikojë tejet pozitivisht në komunën e Gjakovës, pasi parasheh rregullimin e njërës prej pjesëve më të parregulluara, për të mos thënë më problematike të komunës së Gjakovës, siç është pjesa përgjatë lumit “Krena”, në qendër të qytetit.
Por derisa do të kalojnë vite deri te realizimi I këtij projekti, ta ruajmë lumin tonë, lumin e freskisë verore…