Komisioni i ngritur për zgjedhjen e sportistit të vitit 2015, ka arritur në përfundim se ekipi më i mirë sportiv është klubi hendbollistik në kategorinë e femrave, Shqiponja, e cila ende është duke garuar në arenën ndërkombëtare. Ndërkaq, sportisti i vitit u zgjodh Alfred Prençi, portier i klubit të futsallit, Liburn.
Ndër dhjetë sportistët tjerë të dalluar për këtë vit janë përzgjedhur edhe Egzon Xharavina, skitar, Venhar Haziraj, boksier, Besiana Thaqi, basketbolliste, Alban Delia, çiklist, Besmir Kusari, hendbollist, Florid Gashi, kërcyes në ujë,Gent Zeka, basketbollist, Robert Berisha, futbollist dhe Floriana Knushi, hendbolliste.
Për sportistët në perspektivë, gjithashtu janë dhënë vlerësime dhe ndarë mirënjohje, që për këtë vit si shkolla më e mirëështë shquar ajo e klubit të futbollit Gjakova. Ndërkaq, ndër fatosa është zgjedhur Ermal Shehu nga shkolla e futbollit Gjakova, ndër pionierë është zgjedhur Artion Osmani, nga klubi i karatesë Jehona, ndër kadetëështë zgjedhur boksieri Çlirim Zekaj, ndërsa si perspektiva e boksit gjakovar është zgjedhur boksierja Dafina Abrashi.
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë edhe nderimin e veteranëve të sportit, që për kontributin e mëhershëm të dhënë mirënjohje kanë marrë Qemajl Juniku, ish kryetar i LOKF-së, Sami Bunjaku futbollist dhe Hasan Deda, ish ndër themeluesit e klubit të boksit “Gjakova 137”.
Për përcjelljen e aktiviteteve sportive mirënjohje janë ndarë edhe për mediat lokale, TV Syri Vision dhe Radio Gjakova.