Saturday, March 29, 2025
Gjakova PresssKulturë

Kushtrim Shehu: Shembulli i elitës së qytetit të Gjakovës

NJË  RRËFIM MBI GJAKOVEN POST OSMANE

Historiku i një vendi paraqet përveç të kaluarës edhe frymën e të tanishmes, origjinën e saj dhe vend gjenezën e saj të vazhdimësisë. Sot qyteti i Gjakovës paraqet një identitet krahas një kulture dhe përkatësie e cila sot njihet si identitet kombëtar shqiptar. Mirëpo ky identitet, kjo kulturë dhe përkatësi ka të kaluar aq sa të pasur po aq të transformuar nëpër periudha të ndryshme të historisë së saj.

Gjakova sot ndonëse ka ngelur pa elitë gjithëkombëtare posedon potencialin e vet i cili mund të përmbledhë elitë tanimë e cila nuk krijon vlera vetëm kombëtare apo nacionaliste por të jetë bërthamë e vlerave universale me ngjyrime kombëtare të cilat japin kontribut universal dhe botëror.

Themelimi i qytetit të Gjakovës është i ndërlidhur ngushtë me elementet e qytetërimit osman. Shqiptarët nën sundimin osman u bënë pjesë elitare e administratës osmane, pjesë ekonomike dhe pjesë kulturore e përditshmërisë osmane. Gjakova që nga themelimi ishte planifikim elitar. Duhet përmendur se Gjakova është ndërtuar nga anëtarët më të afërt të dinastisë osmane që nga shekulli XVI, Sylejman Hadim Aga dhe Sulltanesha Safije. Më pas është vakëfuar nga personalitete me origjinë nga regjionet e afërta si vakëfi më i hershëm është i regjistruar vakëfi i Ashçiut Hasan Pasha për tu vazhduar më tutje nga pasardhësit e tij të cilët do të njihen sot si Kryezinjtë e Gjakovës.

Shekulli XVI dhe XVII është periudha ku Gjakova themelon institucionet e saj të domosdoshme të cilat i atribuohen një vendbanimi, qyteze apo qyteti dhe më pas në shekullin XVII bëhet arenë e përplasjes dhe luftërave për dominim mes Perandorisë Osmane dhe Austrisë të cilat përfundojnë me triumfin e pashallarëve vendas shqiptar dhe themelimin e një pavarësie gjerësisht ekonomike dhe kulturore e cila vazhdon gjer më vitin 1829 ku përplasjet e pashallarëve shqiptar me qendrën osmane vetëm sa egërsohen në vazhdimësi deri më shpalljen e pavarësisë shqiptare dhe largimin e sundimit osman më 1912-1913. Në këtë periudhë vërehet një mobilizim i gjithëmbarshëm shqiptar në konstituimin e institucioneve administrative, ekonomike dhe kulturore me personalitete shqiptare të cilët edhe janë pjesë e paraardhësve të shumë familjeve gjakovare sot.

Gjakova lindi si një lokalitet osman për tu transformuar në qytetin i cili do të shërbejë si bërthamë elitare e lëvizjes kombëtare shqiptare që nga fillet e nacionalizmit shqiptar me organizimin institucional të Lidhjes së Prizrenit.

Vitet e periudhës post osmane për Gjakovën janë përgjithësisht vite të vuajtjes dhe mungesës së mjedisit të formimit dhe krijimit natyror dhe origjinal elitar të cilin e kishte zhvilluar natyrshëm në periudhën osmane. Duke ngelur jashtë kufijve të Shqipërisë ishte fatkeqësi për Gjakovën e cila u përkthye me të drejtë në fatbardhësi për pjesën tjetër të shqiptarëve të Kosovës meqenëse shërbeu si vatër e nacionalizmit dhe elitë e lëvizjes shqiptare në Kosovë.

Shembulli i elitës së qytetit të Gjakovës paraqet shembullin tipik të studimeve, teorive dhe përkufizimeve të studiuesve të nacionalizmit si Ernest Gellner,  i cili nacionalizmin e sheh si pjesë të kulturës së lartë,  e cila pasurohet nga kultura etnike dhe rikthehet për masën si projekt modernizues i cili ballafaqohet dhe përplaset me nacionalizmat tjerë…. (shkrimi i plotë në numrin festiv të Revistes Gjakovapres Nr. 121)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *