Anipse drejtuesit e klubit gjakovar kishin dëshiruar që vendi i zhvillimit të ndeshjeve “preliminary” të këtij grupi të jetë në Suedi, Kroaci apo Çeki,(që ishin si propozime) megjithatë, kjo nuk do të ndikojë që Liburnasit të mos kërkojnë vendin mes 16 skuadrave më të mira të Evropës.
“Jemi të kënaqur me shortin edhe pse është shumë grup i vështirë. Besojmë qe do ia dalim”, tha kryetari i klubit Abaz Beqa, menjëherë pas hedhjes së shortit.