Megjithatë kjo borë po na sjellë foto artistike
Bora e madhe që ka përfshirë territorin e komunës së Gjakovës dhe që ka sfiduar shoferë e këmbësorë, që ka krijuar tensione e debate mes qytetarëve dhe subjekteve politike, për suksese e dështime, pos telasheve jashtëzakonisht të mëdha, ka qenë edhe mundësi për fotografët për të zgjedhur anën e mirë të borës.
Dimrin e donë posaçërisht fëmijët. Ata shihen të gëzuar rrugëve, por të moshuarit “kurrë” nuk e kanë dashur dimrin e ftohtë, sidomos sikur ky i ditëve të fundit me temperatura deri në minus 12 gradë celciuz! As të varfrit e as ata që në gjysmë të dimrit mbesin pa dru!
Megjithatë, gjithandej në rrjetet sociale krahas fotografive që flasin për disa rrugët plot borë e akull dhe bashkëqytetarët “fiskullturnik” që rrëshqasin dhe rrezikojnë shumë herë shëndetin, janë edhe fotografi artistike. Për sonte zgjodhëm një foto nga një pjesë e qendrës së qytetit shkrepur nga Ermal Vehapi. Kjo fotografi na kujton ato kartolinat me panoramat festive, kur i dërgonim një miku urimet dhe përshëndetjet.