Mrekullia Muzikore e Gjakovës
Nuk e kanë thënë kot: Gjakova e muzikës. Zëra me potencial të lartë muzikor janë bashkuar në një mbrëmje të paharruar, pas koncertit që iu kushtua 80 vjetorit të Ismet Pejës. 14 Qershori, që njihet si Dita e Çlirimit të Gjakovës, këtë vit do të mbetet e paharruar edhe për një takim dhe këndim krejt të rastësishëm që nxori ” flakë” këngë të vjetra, ndoshta të padëgjuara me vite. Rastësi të tilla ndodhin shumë rrallë, ndoshta një herë!. Të jenë bashkë breza të rinj e të vjetër këngëtarësh bashkë , kjo ngjau në hotelin President pas koncertit.
Ishte Ismet Peja, Zenel Doli, Shkëlzen Jetishi, Edi Furra, Edi Ermeni, Gent Bytyqi pastaj, dikur “vashat me borziloke”, ndër të parat këngëtare të qytetit tonë, që dikur pushtuan skenat tona:, Hazbije Dautaga- Meqa, Borëbardha Riza- Gjini, Mandushe Muhaxhiri – Bakija e tj që po ia thonin këngëve të bukura popullore…
Ka mjaftuar një mikrofon dhe asnjë instrument muzikor për tu krijuar mrekullia vet. Mysafirët, pjesëmarrës në koncertin e Ismet Pejës po shfaqnin impresionet e tyre me këngë të bukura, këngë të shpirtit që nuk harrohen kurrë.
Baca Ismet në këtë mbrëmje duket se e ka harruar lodhjen, plakjen… Zëri i shkon pushkë me “Ofait gjakovare” dhe “Jaret shkodrane”. Ndërkaq kur këndohen këngët e Fitnete Rexhës, Hafsa Zyberit e të tjerave soliste, ngritët më lartë zëri i Hazbijes, Dushit, Bardhes…Mrekullia vet, sepse të kujton ato vitet rinore kur ato këndonin në skenat e Gjakovës….
Me gjerësisht në numrin Gjakovapress 103