Monday, July 28, 2025
Aktuale

Në Gjakovë 40.7 gradë!

Edhe sot vapa nuk ka të ndalur e nuk pushojnë as apelet për kujdes të shtuar në rrethanat e motit përvëlues. Gjakova ishte  ndër  komunat  ku janë regjistruar temperaturat më të larta gjatë ditës së djeshme e ngjashëm pritet të jetë edhe sot. Sipas matjeve nga Rrjeti Shtetërorë i Stacioneve Meteorologjike, dje në Kosovë janë shënuar vlera tejet të larta të temperaturave. Sipas hartës së shpërndarë nga rrjeti i stacioneve meteorologjike,  në Gjakovë temperatura e regjistruar ka qenë 40.7 gradë.   Rekord i temperaturës prej 42.5  gradë,  është regjistruar në orën 15 në Klinë. Sipas parashikimeve të meteorologëve edhe sot do ta kemi një ditë me vapë të madhe , ndërsa nga neser, e diele,  na pret mot pak më i freskët se sot,  për nja 7 apo 8 gradë celciuz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *