Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe
Sipas organizatorëve, klubit letrar Gjon Nikollë Kazazi dita e premte do të jetë e ngjeshu me shumë aktivitete. Po japim axhenden e aktiviteteve.
Ora:13:00- Tek busti i Nënë Terezës mbahet takim letrarë për fëmijë.
Ora: 17:00- Mbahet tribuna letrare me temë “Kritika letrare sot”. Tribuna mbahet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.
Ora: 19:00- Ora Qendrore e Mitingut e cila mbahet në sallën universale të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”.
Pjesëmarrës: Nga Katalonia (Spanja): Gustavo vega Mansilla, Tonia Passola, pastaj krijuesi i shquar shqiptar Dritëro Agolli, si dhe shumë të tjerë.
Shpërblimet që do të ndahen : Libri më i mirë i botuar në mes dy mitingjeve.
Poezia më e mirë e lexuar gjatë mbrëmjes.
Mirënjohje: Të gjithë kryetarëve të klubit gjatë 48 viteve.
Shpërblimi: Shtëpia Botuese “Fan Noli” etj.