Nxënësit gjakovarë Rubin Daija dhe Edi Muhaxhiri të Kolegjit “Mehmet Akif” kanë triumfuar në Olimpiaden e gjenive për projektet lidhur me ambientin që është mbajtur nga data 16 deri më 21 qershor në New York të SHBA-ve.
Ky është një sukses i madh i nxënësve të këtij kolegji meqë është arritur në konkurrencën e madhe të nxënësve nga 100 vende nga mbarë bota. Drejtues të kolegjit Mehmet Akif, të hënën do ti bëjnë pritje solemne këtyre nxënësve fitues në aeroportin e Prishtinës.(gjakovapress.info)