
Pas pushimeve të verës jeta skenike në Gjakovë vazhdon me shfaqjen e premierës së dramës me titull “Gjashtë” të autorit Arian Krasniqi, në realizim të trupës së Teatrit “Hadi Shehu”. Bëhet fjalë për një shfaqje e cila mëton të vejë në skenë deformimet e shoqërisë, ndërkohë që mozaiku i temave që trajton përplas varfërinë pastaj transformimin njerëzor e të tjera. Regjinë e këtij projekti artistik e ka bërë Valon Pallaska, kurse në rolet kryesore paraqitën Edi Kastrati dhe Elida Shasivari. Skenografinë e ka përgatitur mjeshtri i skenës Petrit Bakalli. Drama me titull “Gjashtë shfaqet të premten me 14 Shtator në skenën e Teatrit Hadi Shehu me fillim prej orës 20.