Wednesday, April 3, 2024
KulturëLajme

Premiera e Teatrit Hadi Shehu “Gjashtë” të premten

Pas pushimeve të verës jeta skenike në Gjakovë vazhdon me shfaqjen e premierës së dramës me titull  “Gjashtë” të autorit Arian Krasniqi, në realizim të trupës së Teatrit “Hadi Shehu”.  Bëhet fjalë për një shfaqje e cila  mëton të vejë në skenë deformimet e shoqërisë, ndërkohë që  mozaiku i temave që trajton përplas varfërinë pastaj  transformimin njerëzor e të tjera. Regjinë e këtij projekti artistik e ka bërë Valon Pallaska, kurse në rolet kryesore paraqitën Edi Kastrati dhe Elida Shasivari. Skenografinë e ka përgatitur mjeshtri i skenës  Petrit Bakalli. Drama me titull “Gjashtë shfaqet të premten me 14 Shtator në skenën e Teatrit Hadi Shehu me fillim prej orës 20.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *