Sunday, July 20, 2025
Aktuale

Shkëlzen Goqi, kërcyesi gjakovar , diskualifikohet se e bënë shqiponjën

Të shtunën në Podgoricë të Malit të Zi u mbajtën garat ndërkombëtare të kërcimeve në ujë nga Ura e Vezirit mbi lumin Moraqa ku ishin pjesëmarrës tre garues nga Gjakova që e përfaqësonin Kosovën : Florid Gashi, Vedat Krasniqi dhe Shkelzen Goqi. Gashi dhe Krasniqi u lënduan gjatë kërcimeve provuese dhe nuk morën pjesë në garën zyrtare, kurse Goqi në herën e parë kërceu për mrekulli në stilin dallëndyshe. Kur po bëhej gati për kërcimin e dytë, organizatoret ia pamundësuan për shkak se bëri përshëndetjen me figurën e shqiponjës dykrenore, që sipas tyre u konsiderua si provokim.

“ Besojë se me kërcimet e mija do të kisha zënë njërin nga tri vendet e para, por më larguan nga gara pa të drejtë pasi para kërcimit bëra figurën e shqipes dykrenore, siç e bëjnë gjithë sportistët shqiptarë”, tha Goqi duke vlerësuar këtë garë për konkurrencë të madhe nga kërcyesit e Malit të Zi, Serbisë, Bosnje Hercegovines dhe Kosovës.

Ai ka thënë se ka pasur provokime e kërcnime nga disa shikues serb.

“ E kam përshëndetur publikun dhe e kam bërë shqiponjën. Aty janë acaruar disa huligan  që ishin prezent. E bëra hedhjen në lartësi 27 metra dhe ishte kërcim perfekt”, ka thënë Goqi i cili po bëhet gati për garat e kërcimeve nga Ura e Mostarit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *