Monday, July 14, 2025
Kulturë

Shoqëria muzikore “Jeta e re” nga Sllupçani, fituese e Festivalit ” N oden e Malësisë së Gjakoves”

Në një atmosferë të këndshme dhe mbrëmje të nxehtë verore,  në Parkun e madh të Gjakovës, të martën 1.Korrik.2025,   është mbajtur festivali mbarëkombëtarë folklorik, “N’Odën e Malësisë së Gjakovës” që për çdo vit organizohet  në Gjakovë, nga Shoqëria kulturore artistike “Ardhmëria” dhe ansambli “Ali Mulaj”.

Para të pranishmëve janë prezantuar gjashtë grupe të folklorit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Juria profesionale ka vlerësuar me vendin e parë, shoqërinë “Jeta  e re” nga  Sllupçani I komunës së Likoves në Maqedoninë e Veriut. Po ashtu, këtij grupi muzikor  iu dha edhe një tjetër vlerësim i rëndësishëm: “Grupi më i kompletuar” në festival  duke përfaqësuar me dinjitet vlerat, kulturën dhe shpirtin e popullit tonë.

Çmimi për vendi ne dytë i është ndarë shoqërisë Ilirida nga Shtimja, ndërsa me vendin e tretë është vlerësuar përformanca e artistëve të shoqërisë “Jehona  e Dugagjinit”, nga Klina.

“N’Odën e Malësisë së Gjakovës” këtë vit kishte edicionin e tetë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *