Solistët gjakovarë, Festina Mejzini dhe Florent Abrashi në Festivalin e 59 RTSH
Solistët gjakovar, Festina Mejzini dhe Florent Abrashi do të jenë pjesë e Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar, që mbahet për herë të 59-të. Festina u bë pjesë e skenës në vitin 2011 me pjesëmarrjen e saj në X-Factor Albania. Më pas ka marrë pjesë rregullisht nëpër festivale dhe koncerte të ndryshme. Rikthehet për herë të tretë ne Festivalin e Këngës. Aktualisht po punon për albumin e saj, me shpresën për ta publikuar sa më shpejt të jetë e mundur.Në festivalin e sivjetëm do të prezantohet me këngën “Kush je ti dashuri” me teskt të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Flamur Shehut.

Ndërkaq Florent Abrashi në këtë festival do të prezantohet me këngën me titull “Vajzë” me tekst dhe muzikë të Bledi Shishmanit. Florenti për publikun shqiptar u bë i njohur në vitin 2014, ku fitoi “The Voice of Albania 3“. Rikthehet në Festivalin e Këngës për herë të tretë. Fillimet e muzikës i ka pasur në Gjakovë, ku ka kënduar në korin e shkollës. Që prej vitit 2005 ka qënë pjesë aktive e mbrëmjeve live në Kosovë, ndërsa në vitin 2011, si vokalist, ka realizuar albumin e pare.
Tashmë janë lansuar edhe këngët pjesëmarrëse të këtij kompeticioni muzikor. Në kanalin zyrtar të Radiotelevizionit Shqiptar janë publikuar të 26-të këngët pjesëmarrëse të këtij edicioni, ndërsa përfshihen edhe artistët si: Manjola Nallbani, Era Rusi, Anxhela Peristeri, Evi Reçi, Kastro Zizo, Kamela Islamaj etj.
