Wednesday, July 2, 2025
Kulturë

Të shtunën hapet Galeria e artit “Ibrahim Ponosheci”

Qytetit të Gjakovës të shtunën  do ti shtohet edhe një galeri e re e artit. Në ambientet e shtëpisë së tij , do të hapet Galeria “Ibrahim Ponosheci”, e cila i kushtohet jetës dhe vepres së piktorit të ndjerë. Me këtë rast,  aty do të ekspozohen 40 punimet e piktorit të njohur gjakovar.

Kurator i kësaj Galerie është, kolegu i tij, prof. Esat Valla, ndërsa ceremonia e hapjes do të mbahet nga ora 18.00 . Ponosheci përveq pikturave është bërë i njohur edhe për punimin e shtatorës së Nënës Terezë e cila gjendet në parkun e Gjakovës dhe të cilën e ka punuar në bashkëpunim me piktorin e ndjerë Masar Caka. Galeria “Ibrahim Ponosheci” gjendet në rrugën “Faik Konica” në lagjen Orize, ndërsa dashamirët e artit pamor do të kenë mundësi të shohin punimet e realizuara  nga  ky  artist që ka lënë gjurmë të thella në botën e artit vizuel. Kjo galeri do të jetë një mundësi e mrekullueshme për tu njohur me veprat e tij, të cilat pasqyrojnë pasionin,natyrën dhe emocionet më të thella të jetës. Hapja e kësaj Galerie është mundësuar me mbështetjen e Ministrisë së Kuturës, Rinisë dhe Sporteve.

Ibrahim Ponosheci (1947-2008) i takon grupit të ashtuquajtur Paleta e Dukagjinit. Në motivet e tij pikturale gërshetohen figurat njerëzore me peizazhet që kanë një konotacion liriko-surealist. Ato aspirojnë gjithnjë metafora kuptimplote që kanë të bëjnë me ambientin etnik. Ndër veprat kryesore të tij janë: Poema pikturale, Amshueshmëria, Peizazh nga Dukagjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *