Vapa nuk lëshon pe!
Me vapën e madhe që është rikthyer, kanë vazhduar telashet të cilat vështirësojnë përditshmërinë tonë. Në mesditë rrugët e sheshet janë pothujase të zbrazëta. Asfalti ngrit temperaturën akoma më shumë. Më shumë në hall me vapen afrikane janë të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe fëmijët. Mjekët vazhdojnë të këshillojnë bashkqytetarët për një kujdes të shtuar dhe shmngie nga rrezet e diellit në pikun e vapës.
48 orëshi i shkuar në territorin e komunës sonë ka sjellë temperatura deri në 37 gradë celciuz, ndërsa bashkëqytetarët tanë edhe këtë fundjavë kanë kërkuar vende freskuese në lumenj, pishina e venpikniqe tjera të cilat dje ishin mjaft të vizituara.Një gjendje e tillë me temperatura të larta , thonë meterologët do të vazhdojë deri të enjten, ku mbi vendin tonë do të vijnë masa të ajrit me presion të ulët të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale, ndërsa gjatë vikendit pritet të kemi ulje të temperaturave maksimale dhe kushte tjera meteorologjike. Vapa afrikane ka bërë që uji për pije të shfrytëzohet tej mase, duke u shënuar edhe raste të keqpërdorimit të tij për ujitje të kompshetev e rrugëve. Mos shfrytëzimi racional I ujit për pije ka lënë në pëeriudha të ndryshme banorët e pikave më të larta pa ujë. KRU Radoniqi ka ashpërsuar masat ndaj keqpërdoruesve ndërsa lut konsumatorët për kursim.(