Site icon Gjakovapress

Vdes veterani i futbollit Hamdi Nuqi autori i 1.040 golave

Në moshën 84 vjeçare , të hënën  ka ndërruar jetë njëri nga futbollistët më të shquar gjakovarë që ka lënë gjurmë në futbollin kosovar, Hamdi Nuqi. Futbolldashësit e mbajnë mend si një futbollist të talentuar, sulmues tipik me një stil të veçantë të gjuajtjeve me stilin gërshërë dhe  një golashënues tipik që gjatë karrierës ka shënuar mbi një mijë e 40 gola.

Hamdi Nuqi me futbollin ka filluar të merret që në moshën fëmijërore, për tu bërë anëtar i skuadrës së parë të Vëllaznimit si një pesëmbëdhjetë vjeçar. Gjithë rininë ia kushtoi futbollit dhe Vëllaznimit.

Kontributi i Hamdi Nuqit i lindur me 1929,  si futbollistë i kalibri të lartë do të mbahet mend  nga shumë gjenerata. Nuqi varroset te henen ne varrezat e qytetit.

Radio Gjakova ne arkivin e vet ka nje dokumentar me vlera te medha qe i dedikohet karrieres sportive te Hamdi Nuqit, ndaj ne programin e sotem me nje fragment nga ky emision ka kujtuar veprimtarinë e bujshme të golashenuesit me te mire te te gjitha koherave, Hamdi Nuqit.

Exit mobile version