Vepra “Asim Luzha”, e autorit prof. asoc. dr. Alban Dobruna
Nga Fitim Rifati
VEPËR SHKENCORE PËR NJË PERSONALITET HISTORIK TË ANATEMUAR
Vepra “Asim Luzha”, e autorit prof. asoc. dr. Alban Dobruna, botuar ditë më parë nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, ka 255 faqe dhe është e llojit të studimit monografik, sepse është origjinale në mënyrën e hartimit, ka objekt trajtimi një personalitet historik me tipare atdhetare, është e shoqëruar me metodologji kërkimore-shkencore, referenca dhe rezultate konkrete shkencore.