Vijnë përforcimet e para në KB Vëllaznimi
Basketbollisti gjakovar Atik Koshi dhe prizrenasi Andi Shehu janë dy përforcimet e para të KB Vëllaznimi. Atiki luan në poziten 1. Së fundmi ishte pjesë e KB Sigal Prishtina. Ai poashtu është pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe cilësohet si një ndër talentet më të mëdhenj aktualisht .

Ndërkaq Andi Shehu që iu bashkua klubit Kuq e Zi luan në pozitën 4. Pas 5 vitesh karrier në Slloveni Andi ka nënshkruar me klubin e Vëllaznimit. Ai ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës A dhe U20. Po ashtu ishte pjesë e klubit nga Prizreni, Bashkimi .

KB Vëllaznimi e mbylli pjesën e parë në pozitën e parafundit me 18 pikë sa ka edhe Sigal Prishtina,, me katër fitore dhe 10 humbje. Drejtues të klubit kishin paralajmëruar se në afatin kalimtar KB Vëllaznimi do të përforcohetme basketbollistë cilësorë. Pjesa e dytë e kampionatit fillon në këtë fundjavë.