Friday, March 28, 2025
Gjakova Presss

Në këtë numër të revistës: Kujtimi për Përparim Babalija, mjeshtri gjakovar i kuzhines

KOMPOZITORI I SIMFONISË KULINARE

Më 22 Prill 21, në moshën 37 vjeçare, ka ndërruar jetë për shkak të covid-19 një prej shefave më me emër të kulinarisë shqiptare Përparim Babalija, që konsiderohet të ishte  njëri prej kuzhinierëve më inovativ të tavolinës shqiptare. Ka lindur në qytetin e Gjakovës,. Sic ka treguar nëpër intervista frymëzimi I tij ka qenë gjyshi Isa dhe babai Valdeti.

Ishte ndër shefat më të mirë që promovoi fuqishëm kulinarinë shqiptare. “Një djalë që ka kontribuuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovuar Kosovën më shumë se askush tjetër. Të qoftë dheu I lehtë koleg”, shkruan në faqen e vet në shenjë homazhi Mrizi I Zanave, e pronari I saj Altin Prenga.

Përparim Babalija, ka lindur në qytetin e Gjakovës. Siç ka treguar nëpër intervista frymëzimi I tij ka qenë gjyshi Isa dhe babai Valdeti.

Ai u kualifikua më pas në Francë dhe Poloni dhe solli në Shqipëri e Kosovë eksperiencën evropiane, duke kombinuar ushqimin evropian me atë tradicional të Kosovës.

Dy vite më parë ai ishte pjesëmarrës në organizimin “Shije shqiptare” që u bë në Tiranë e më pas edhe në Kosovë, ku shefat më në zë të Kuzhinës shqiptare gatuan pjatat tradicionale të trevave nga ata vijnë.

Çfarë ju bën të veçantë? Kush është Përparim Babalija?

Përparim Babalija: Ajo çfarë mendoj se më bën të veçantë është modestia, të qenit vetvetja, origjinaliteti e gjithashtu jam një djalë mjaft familjar dhe shoqërueshëm.

Vini nga një familje, e cila kishte për traditë gatimin. A kishte rol ky fakt në përcaktimin tuaj për të çuar tutje pasionin për kulinari?

Përparim Babalija: Përparim Babalija është një djalë që ka lindur në qytetin e Gjakovës, ku tradita e gatimit s’ka se si të mungojë edhe tek familja ime. Janë gjyshi im Isa dhe babai Valdeti, që në qytetin e Gjakovës njihen si “Allorja”. Të inspiruar nga ata të dy, unë kam marrë një rrugë të gjatë dhe jo të lehtë.

Në fakt gatimet tuaja, kanë kaluar kufijtë e tradicionales. Ju jeni specializuar në një lloj gatimi relativisht të panjohur tek ne? Si ia shpjegoni dikujt kuzhinën molekulare?

Përparim Babalija: Është e vërtetë. Unë kam kaluar kufijtë e tradicionales dhe kjo për faktin se unë jam vetëkrijues i gatimeve të mia. Kuzhina është njësoj si një simfoni, ku çdo gjë varet nga kompozitori. Ndërsa sa për kuzhinën molekulare, ajo është shumë e veçantë, jo vetëm këtu në Kosovë por edhe në pjesën dërmuese të botës. Ajo është pjesë e ushqimit shkencor, që kërkon të hetojë transformimin fizik dhe kimik të përbërësve gjatë gatimit.

Çfarë e bën atë të veçohet nga kuzhina tradicionale?

Përparim Babalija: Kuzhina molekulare dallon prej tradicionales për faktin se është një kuzhinë më e ftohtë.

Keni studiuar e perfeksionuar gatimin në Francë e Poloni. Sa ndikohen pjatat tuaja nga kjo përvojë?

Përparim Babalija: Sigurisht do të thoja që kanë ndikuar shumë. E veçojë Francën, pasi ajo është Meka e të gjitha kuzhinave botërore. Të gjitha kuzhinat sillen rreth teknikave franceze të gatimit dhe të gjithë chef-at me yje Michelin që njohim sot, kanë kaluar pikërisht përmes kuzhinës franceze.

Po pjesëmarrja juaj në “Shije Shqiptare” çfarë përshtypjesh u ka lënë?

Përparim Babalija: “Shija Shqiptare” paraqet për mua diçka të madhe dhe unike dhe gjithmonë më jep emocion, duke e ditur të kaluarën e kombit tonë, vuajtjet nëpër të cilat kanë kaluar gjeneratat e mëparshme. Gjenerata jonë u aka borxh gjeneratave të ardhshme njëmodul edukimi kulinar shpirtëror dhe vëllazëror nga të gjitha trojet shqipfolëse dhe nisma me miqtë e mi Faruk Neziri dhe Sokol Prenga, bashkë edhe me shumë chefa të tjerë që po na bashkangjiten synon që gatimet shqiptare të shndërrohen në diçka special për botën….(gjërësisht në numrin 148 të Revistës online)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *