Tuesday, April 2, 2024
Aktuale

KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura në Gjakovë. Objektivi dhe qëllimi specifik i këtij projekti të veçantë është të zvogëlojë ndotjen mjedisore në Qytetin e Gjakovës duke trajtuar ujërat e ndotura të zonës. Të angazhuar në mbikëqyrjen e punimeve  janë inxhinier të kualifikuar nga KRU “Gjakova” si dhe Sanja Horvat nga Kroacia -Eksperte për Operim dhe Mirëmbajtje të ITUN-it. Roli i saj është të mbështesë KRUGJ-në, në procesin e operimit dhe mirëmbajtjes së Impiantit, thuhet në njohtimin e kësaj kompanie.

Në anën tjetër, KRU “Gjakova” është duke vazhduar të investojë në përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit. Me rastin e punimeve në Rrethrrotullimin e Ri në rrugën “Bujar Roka 2” nga Kuvendi Komunal, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” është mobilizuar  që paralelisht të intervenojë në ndrrimin e gypit të vjetër nga çeliku, duke e zëvëndësuar me gypin e ri nga Politileni në gjatësi 165 metra. Arsyeja e këtij  intervenimi është zëvëndësimi i gypit të vjetër ekzistues  me gypin e ri më cilësor  fi 250. Në njohtimin e saj  thuhet se KRU “Gjakova” mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për konsumatorët .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *